Salloni i Studimeve në Francë.
15 studentë të Departamentit të Gjuhës Frënge, të nivelit master dhe tre vjeçar, u angazhuan në stendat e ndryshme për paraqitjen e Universiteteve Franceze, të Agjencisë Universitare të Frankofonisë dhe të Agjencisë së Erasmus+. Kënaqësi tek i shohim të shpalosin jo vetëm njohuritë e tyre gjuhësore, por edhe tek ndërveprojnë me seriozitet e përkushtim në një kontekst ku marrin pjesë institucione dhe shoqata frankofone.