Më 20 korrik 2022, në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.
Prof. As. Dr. Raqi Bello, pedagog i Universitetit Shën Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës dhe lektor i gjuhës bullgare në FGJH të Universitetit të Tiranës, mbajti referatin me temë: Lugina e trëndafilave (Долината на розите).
Studentët u njohën me „Luginën e trëndafilave“ që ndodhet në Bullgarinë Qendrore dhe i ka dhënë famën Bullgarisë si prodhuesi më i madh i vajit të trëndafilave, një vaj shumë i kërkuar në industrinë farmaceutike dhe atë të parfumerisë në botë. Trëndafili është kthyer në simbol të Bullgarisë.


