Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare – 21 korrik 2022

Më 21 korrik 2022 në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.
Prof. As. Dr. Raqi Bello, pedagog i Universitetit Shën Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës dhe lektor i gjuhës bullgare në FGJH të Universitetit të Tiranës, mbajti referatin me temë: Dita e Verës në Shqipëri dhe Bullgari (Баба Марта в Албания и България). Studentët u njohën me traditat e festimit të Ditës së Verës (bullg. Баба Марта) në Shqipëri dhe Bullgari, që është një ditë e veçantë festive për të dy vendet. Ata u njohën dhe me simbolikën që ka kjo festë, me karakteristikat e përbashkëta dhe nuancat e ndryshme sipas vendeve.