Sot, më 18 Korrik në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare për të dy grupet me pedagogë Prof. As. Dr. Raqi Bello dhe Dr. Miranda Bello.

Prof. As. Dr. Raqi Bello, pedagog i Universitetit Shën Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës dhe lektor i gjuhës bullgare në FGJH të Universitetit të Tiranës, mbajti referatin me temë: Nestinarstvo – Rituali i ecjes mbi prush (Нестинарството – танцът върху жаравата). Studentët u njohën me ritualin e vjetër të ecjes mbi prush, që ka rrënjë mijëra vjeçare dhe vazhdon të praktikohet edhe sot në disa zona të Bullgarisë. Që nga viti 2009 Nestinarstvo është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Botërore të UNESCO-s.