Sot në Shkollën Verore të Gjuhës Bullgare vazhduan orët në gjuhën praktike në dy nivelet.
Lektore ishte Assoc. Prof. Rusana Hristova-Bejleri nga St Kliment Ohridski i Sofjes, e cila mbajti një ligjeratë mbi praninë e shqiptarëve në Bullgari. Pjesa kryesore i kushtohej fshatit të vetëm historik shqiptar në Bullgari, Mandrica. Në prezantim u paraqitën detaje kulturore dhe etnografike. Studentët patën fatin e madh të jenë të parët që njihen me Fjalorin e Mandricës i cili pritet të dalë nga botimi në shtator, 2024. Ai është përpunuar në variantin aktual nga i ndieri diplomat dhe albanolog i shquar bullgar Ludmil Stankovi. Disa fjalë iu kushtuan veprimtarisë se tij me rastin e 75-vjetorit të lindjes. U treguan fotografi lidhur me gjendjen aktuale të fshatit dhe Shoqatën për Rilindjen e tij, të kryesuar nga Z. Ivo Petrov, i cili e ka financuar vetë një pjesë të punës.