Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Takim me Gjuhëtaren Ledi Shamku-Shkreli: Një Këndvështrim Sociolinguistik mbi Standardizimin e Gjuhës Shqipe

Departamenti i Gjuhës Angleze, Grupi Mësimor-Kërkimor i Përkthimit dhe Interpretimit dhe Grupi Mësimor-Kërkimor i Gjuhësisë organizon një aktivitet ku është e ftuar gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli. Ky takim sjell një këndvështrim të ri sociolinguistik në lidhje me procesin e standardizimit të gjuhës shqipe përmes trajtesës së studiueses Janet Byron ‘Mbi Standardizimin e Gjuhës, përzgjedhje ndërmjet alternativave, rasti i gjuhës shqipe” e sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese ‘Berk’. Ai trajton standardizimin e gjuhës shqipe dhe mbulon rolin kompleks të tre faktorëve të rëndësishëm në zhvillimin e shqipes standarde: qeverisjen socialiste të pasluftës, traditën letrare shqipe dhe marrëdhënien sociolinguistike dhe historike midis dialekteve të shqipes.

Vepra sjell një kontribut në fushën e sociolinguistikës dhe është një vlerë e shtuar në fushën e përkthimit.