Takim mes drejtuesve të Universitetit L’Orientale të Napolit dhe Universitetit të Tiranës

Në vazhdën e vizitave institucionale të drejtuesve të Universitetit L’Orientale të Napolit në Universitetin e Tiranës dhe në njësitë kryesore pjesë përbëre e tij, Zv. Rektori i këtij universiteti, Prof. Augusto GUARINO zhvilloi një takim institucional me Zëvendës-Dekanet dhe drejtuesit e Njësive Bazë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Objekti i diskutimeve mes të pranishmëve ishin mundësitë konkrete të bashkëpunimit akademik mes dy palëve, mundësi të cilat do të rrjedhin pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërinstitucionale nga ana e Rektorëve të dy universiteteve partnere.

Në takim u diskutua në lidhje me misionin e përbashkët që arsimi i lartë ka në fusha të humaniteteve dhe gjuhëve të huaja, dobinë e shkëmbimeve të stafit akademik dhe të studentëve, mundësitë e botimit të kërkimit shkencor në revistat shkencore të Universitetit L’Orientale të Napolit, pjesëmarrja në projekte kërkimore të përbashkëta si edhe bashkëpunimi në fusha të përbashkëta dhe udhëheqjet e doktoraturave të studentëve në ciklin e tretë të studimeve.