“Kundrime Letrare” me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare Shqipëri-Turqi

Nē sallën Argjiro të Fakultetit tonë, u mbajt një workshop me temë “Kundrime Letrare” me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare Shqipëri-Turqi.

Ky aktivitet u organizua nga Dega e Gjuhës Turke, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e profesorëve nga Universiteti i Qipros, Nicosia Qipro.

nga Departamenti i Letërsisë, FHF,

nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, FGJH.

Prof.As.Dr. Ahmet Yikik , i ftuar nderi nga Universiteti i Qipros, u ndal tek letërsia moderne periferike, zhvillimet e tregimit dhe veprat letrare pas periudhës së indipendencës.

Prof.As.Dr. Anila Mullahi, e ftuar nderi nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, mbajti kumtesën e titulluar “ndikimi i filozofisë orientale në veprën e Agollit’.

Ajo u ndal tek vështirësitē që haseshin në periudhën e para viteve 90′ dhe përpjekjet e Agollit në përçimin e letërsisë bashkëkohore.

Prof.As.Dr. Adriatik Derjaj, përgjegjës i departamentit të gjuhëve slave dhe ballkanike e njëkohësisht pedagog i gjuhës dhe letërsisë turke, mbajti referimin me temē “receptimi i letersisë turke ndër shqiptarët”

Dr. Alban Foçi, përkthyes dhe pedagog i gjuhës e letërsisë turke, foli për problematikat nē perkthimet nga turqishtja në shqip dhe disa sugjerime.

Nē përfundim pedagogët pjesëmarrës dhe studentët drejtuan pyetje dhe kēmbyen ide mbi vlerat e letërsisë.