Nertila Konda, përfaqësuese e kompanisë së përkthimit Alba Global në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

🏫Sot në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Nertila Konda, përfaqësuese e kompanisë së përkthimit Alba Global mbajti një leksion të hapur mbi karrierat dhe mundësitë në industrinë e përkthim-lokalizimit. Studentët patën mundësinë të shohin më konkretisht si funksionon kjo industri globale dhe të shuanin kureshtjen për disa nga risitë më të fundit të saj. 🆕