Takimi i grupit të përbashkët të punës FGJH – ANAD

📋👉Në kuadër të projektit të financuar nga AKKSHI për zhvillimin e kërkimit në Gjuhën e Shenjave Shqipe u zhvillua sot takimi i grupit të përbashkët të punës FGJH – ANAD (Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë). Projekti synon të kryejë hulumtime sociolinguistike për të kuptuar më mirë kontekstin dhe praktikat e komunikimit të personave që nuk dëgjojnë në shoqërinë shqiptare. Kjo përfshin studimin e mënyrave të komunikimit, normave sociale, dhe perceptimeve të ndryshme të gjuhës dhe të kulturës së shenjave. Ky projekt do t’i shërbejë gjithashtu edhe programit më të ri të studimit që ofron FGJH për përgatitjen e interpretëve të gjuhës së shenjave shqipe. 🤝