Thirrje për pjesëmarrje- Konferencë Ndërkombëtare- ”Frankofonia dhe promovimi i Shqipërisë: tradita, moderniteti dhe urat kulturore”

📢Thirrje për pjesëmarrje – Konferencë Ndërkombëtare

”Frankofonia dhe promovimi i Shqipërisë: tradita, moderniteti dhe urat kulturore”

📅5 dhjetor 2024

Me rastin e 30 vjetorit të Agjencisë Universitare të Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Departamenti i Gjuhës Frënge i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në partneritet me AUF ECO , Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës, Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Frënge të Shqipërisë (APFA) dhe Ambasada Franceze në Shqipëri, organizojnë konferencën “ Frankofonia dhe promovimi i Shqipërisë: tradita, moderniteti dhe urat kulturore ”.

📝MBI DORËZIMIN E KUMTESAVE :

Ftojmë të gjithë të interesuarit të paraqesin një propozim kumtese i cili do t’i dërgohet komitetit shkencor për një proces vlerësimi. Propozimi i kumtesës mund të jetë në frëngjisht, anglisht ose shqip dhe të përfshijë një titull, një përmbledhje prej afërsisht 500 fjalësh, një shënim biografik (300 fjalë), boshtin në të cilin merr pjesë, 3 deri në 5 fjalë kyçe, 5 referenca bibliografike. Propozimet duhet të dërgohen në adresën e emailit [email protected] ose online ne linkun e mëposhtem : https://forms.gle/3EYgqHoa6qmRgpLd7

⏳AFATI

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve : 9 nëntor 2024
Afati i fundit për njoftimin e përgjigjeve, pas vlerësimit: 18 nëntor 2024
Shfaqja e programit të konferencës: 25 nëntor 2024
Data e konferencës: 5 dhjetor 2024

Vendi i konferencës : Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë, Shqipëri

Gjuhët e punës së konferencës : frëngjisht, anglisht, shqip.

Prezantimi : 15 minuta dhe 5 minuta diskutim

Programi dhe certifikatat : Programi i detajuar dhe certifikatat e pjesëmarrjes për konferencën do t’u shpërndahen pjesëmarrësve.

Publikimi i punimeve : komunikimet do t’i dorëzohen komitetit të vlerësimit me qëllim publikimin e akteve të konferences.

1-Thirrja ne shqip
2-Appel colloque Tirana
4-Fiche de proposition de communication

Klikoni mbi titull për të shkarkuar materialet:

👉Thirrja ne shqip
👉Appel colloque Tirana
👉Fiche de proposition de communication