Trajnime të zhvilluara (Galeria)

Në datë 03.12.2024,  

 

Në sallën Evropa të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në Bashkëpunim me zyrën e Vlerësimit të Cilësisë dhe Kurrikulës, zhvilluan takimin me studentët ku u diskutua mbi mënyrën dhe rëndësinë e plotësimit të pyetësorit për vlerësimin e lëndës dhe pedagogut.  

Ky pyetësor luan një rol kyç në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe përshtatjen e metodologjive ndaj nevojave të studentëve, duke i inkurajuar ata ta shohin këtë si një mundësi për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen e fakultetit tonë. 

Në datat 21.11.2024 – 06.12.2024,  

Në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë u zhvillua trajnimi i drejtëpërdrejtë për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitarë me temë: “Testimi dhe Vlerësimi i të nxënit si dhe nxitja e autonomisë së nxënësit bazuar në Portofolin PEGJH”, nga Prof.Dr. Andromaqi Haloçi, me 3 kredite.  

Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin: 

  • Prezantimi i Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGJ)- mësimdhënia, mësimnxënia dhe vlerësimi, prezantimi i Portofolit Evropian të Gjuhëve (PEGJ) dhe e pjesëve të tij përbërëse, 
  • Politikat gjuhësore të Këshillit të Evropës dhe nevoja e përdorimit të KPER dhe PEGJ në institucionet Arsimore, 
  • Lidhja e programeve të gjuhëve të huaja me KPERGJ, 
  • Përshkruesit e niveleve sipas kompetencave gjuhësore e kulturore nga A1 në C2

 

Ky trajnim pati në fokus bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave të nevojshme për të ofruar dhe për të marrë informacione të nevojshme për hartimin e testeve të ndryshme për një vlerësimin efikas dhe në lidhje me analizën e gabimeve. Gjatë këtij trajnimi u eksperimentua në mënyrë konkrete mbi teste që mund të krijohen në lidhje me nevojat për informacion që ka mësuesi në lidhje me objektivat e lëndës. 

Në datat 21.11.2024 – 02.12.2024, 

Në qytetin e Korçës u zhvillua trajnimi i drejtëpërdrejtë për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë: ‘‘Përdorimi i Platformës virtuale në mësimdhënie (Team, Office 365)’’ me 2 kredite, nga Prof.Asoc.Dr. Anida Kisi. 

Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin: 

  • Hyrja në Teams, Mënyra e aksesimit e Microsoft Teams; 
  • Njohja me klasat Teams; Krijimi dhe Manaxhimi i klasave në Teams; 
  • Përditësimi dhe fshirja e klasave në Teams; 
  • Ngarkimi i një leksioni dhe i dokumentave në Teams, krijimi dhe fshirja e një detyre; 
  • Korrigjimi dhe vlerësimi i një detyrë; 
  • Komunikimi në grupe publike dhe private; 
  • Skedulimi i një takimi online me studentët; 
  • Hyrja në Office 365, ruajtja dhe ndarja e materialeve në Sharepoint etj. 

Gjatë trajnimit u përdorën forma dhe metoda të larmishme si: 

  • Prezantime në Powerpoint nga trajnuesi i cili bëri demostrime të drejtpërdrejta me platformën dhe aplikacionin e përzgjedhur; 
  • Diskutime mbi nevojat e përdorimit të Teams dhe Office 365 dhe mënyrave se si mund të integrohen në mësimdhënie por jo vetëm; 
  • Nxitja e reflektimit në auditor, shfrytëzimi dhe shkëmbimi i përvojës së mësuesve mbi Teams dhe Office 365; 
  • Analiza e diskutime mbi materialet e vëna në dispozicion nga trajnuesja mbi mënyrat e aplikimit, integrimit dhe përshtatjes për përdorimin e Teams dhe Office 365 edhe nga nxënësit. 

Në datat 25-27 nëntor 2024,  

Në qytetin e Beratit u zhvillua trajnimi i drejtëpërdrejtë për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë: ‘‘Përkrahja e Diversitetit’’ me 1 kredit, nga Prof. Dr. Esmeralda Kromidha.  

Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin: 

  • Diversiteti dhe kodet kulturore në mjedisin shkollor; 
  • Edukimi ndërkulturor dhe projektet shkollore; 
  • Edukimi për qytetarinë- Konfliket dhe zgjidhja e tyre; 
  • Puna me stereotipet, paragjykimet dhe klishetë; 
  • Diversiteti gjuhësor: qasje të të mësuarit nëpërmjet krahasimit të gjuhëve, burime informacioni dhe veprimtari; 
  • Implicitet kulturore/ gjestet dhe komunikimi joverbal; 
  • Dimensioni ndërkulturor në metodat e gjuhës së huaj dhe trajtimi i diversitetit; 
  • Veprimtari pedagogjike dhe burime mbi diversitetin kulturor dhe gjuhësor; 
  • Promovimi i të jetuarit së bashku, kundër racizmit dhe diskriminimit, nëpërmjet veprimtarive të ndryshme gjatë mësimit. 

Gjatë trajnimit do të përdoren forma e metoda të larmishme si prezantime me Powerpoint nga trajnuesja, debate apo diskutime mbi tematikat e trajtuara, nxitja e reflektimit në auditor, shfrytëzimi dhe shkëmbimi i përvojës së mësuesve, punë me grupe, diskutim e debat për raportimin e punës së grupit mbi detyra që do të caktohen nga trajnerët, analizë e diskutime mbi materialet audio e video që do t’u vihen në dispozicion nga trajnerët si dhe mbi mënyrat e përdorimit të tyre, materiale pedagogjike që mund të prodhohen nga pjesëmarrësit gjatë trajnimit por edhe si detyra shtëpie në formën e një projekti përfundimtar. 

 Në përfundim të modulit pjesëmarrësit ishin të aftë: 

  • të konceptonin një veprimtari pedagogjike për nxënësit ku të trajtohet diversiteti kulturor dhe gjuhësor; 
  • të trajtonin veprimtari të ndryshme në metodat e mësimdhënies së gjuhëve të huaja në kuadër të të jetuarit së bashku; 
  • të njohnin qasjet e fundit kërkimore si edhe ato të institucioneve evropiane mbi këtë çështje; 
  • të zhvillonin një mendim kritik në kontekstin në të cilin japin mësim për të formuar nxënës qytetarë të hapur ndaj shoqërive, kulturave dhe gjuhëve të ndryshme; 
  • të identifikonin mënyrat përkatëse për zhvillimin profesional etj. 

Më datë 25.11.2024, në kuadër të zhvillimit teknologjik për studentët, u organizua trajnimi “Përdorimi i avancuar i paketës Microsoft Office”. Qëllimi kryesor ishte aftësimi i studentëve për përdorimin efektiv të veçorive të avancuara të Microsoft Word dhe PowerPoint, duke përfshirë krijimin e dokumenteve profesionale dhe prezantimeve të strukturuara në mënyrë tërheqëse dhe funksionale. Gjatë trajnimit, studentët patën mundësinë të praktikojnë duke krijuar një prezantim të ri nga fillimi, duke zbatuar të gjitha konceptet e mësuara.

Më datë 20.11.2024, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik organizoi një modul diskutimi për personelin akademik, me temën “Vlerësimi në Baza Kompetencash i Studentëve”, i udhëhequr nga Prof. Dr. Andromaqi Haloçi.

Gjatë këtij diskutimi, u theksua rëndësia e përdorimit të vlerësimit në baza kompetencash, si dhe përfitimet e shumta që ai sjell, duke përfshirë:

· Kritere vlerësimi objektive dhe transparente;

· Shkëmbime konstruktive mes studentëve dhe mësuesve;

· Përmirësimi i vazhdueshëm i rezultateve gjatë procesit mësimor;

· Lehtësim i ndihmës reciproke midis studentëve;

· Zbatimi i kompetencave në krijimin e produkteve efektive.

Moduli u zhvillua në formën e një diskutimi interaktiv mes kolegëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i cili u gjallërua përmes shkëmbimit të mendimeve dhe pyetjeve dhe përgjigjeve të hapura.

Ky diskutim kontribuoi në forcimin e kuptimit dhe zbatimit të vlerësimit të bazuar në kompetenca, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të pedagogjisë dhe mësimdhënies në kuadër të fakultetit.

Më datë 19.11.2024, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizoi trajnimin për studentët me temë: “Privatësia në epokën digjitale: Mbrojtja e informacionit personal” duke u fokusuar në një nga çështjet më të rëndësishme të epokës moderne.

Pjesë e panelit ishin:

Prof. Asoc. Dr. Daniela Hasa, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Angleze, e cila i informoi e këshilloi studentët në nivel pedagogu mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale në një botë gjithnjë e më të lidhur teknologjikisht, duke theksuar terma si “mbrojtja e privatësisë”, “kujdesi me email-et” dhe “përditësimi i fjalëkalimeve”.

Z. Enxhi Mete, ekspert i sigurisë kibernetike pranë Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, i cili ndau njohuri të thelluara mbi rreziqet dhe sfidat që paraqiten në epokën digjitale. Ai i këshilloi studentët që t’i mbrojnë të dhënat personale përmes fjalëkalimeve të forta, verifikimit me dy faktorë dhe vëmendjes ndaj phishing-ut. Gjithashtu, theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm mbi teknologjitë e reja, kërcënimet që mund të sjellin ato, si dhe kujdesin maksimal në përdorimin e platformave digjitale dhe dhënien e informacionit personal.

Dejan Kushta, specialist IT dhe Web pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i cili foli mbi strategjitë për ruajtjen e privatësisë online dhe politikat e sigurta që studentët duhet të ndjekin për t’u mbrojtur në botën digjitale. Ai ndau disa shembuj konkretë dhe praktika të mira, duke nxitur studentët të ndërtojnë një qasje të përgjegjshme dhe të sigurt ndaj përdorimit të teknologjisë. Prezantimin e mbylli me një video të punuar prej tij për ndërgjegjësimin në lidhje me ndarjen e të dhënave në rrjetet sociale.

Të pranishmit patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë situata të ndryshme që lidhen me privatësinë dhe sigurinë kibernetike, duke marrë përgjigje dhe udhëzime konkrete nga ekspertët.

Në datat 11-18 nëntor,

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitarë me temë: ‘‘Teknikat e të pyeturit dhe Diskutimi’’ nga Prof. Dr. Elida Tabaku dhe Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Leka (Sejdini), me 2 kredite.

Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin:

· Qëllimet e përdorimit të pyetjeve në mësimin e gjuhës së huaj dhe përvetësimit të teknikave të të pyeturit;

· Parimet e të pyeturit;

· Ndërtimi i pyetjeve dhe koha e pritjes;

· Vlerësim dhe Vetëvlerësimi i pyetjeve që përdorim në klasë;

· Trajtimi i përgjigjeve të nxënësve;

· Bërja e pyetjeve nga nxënësit;

· Diskutimi në klasë;

· Strategjitë për vazhdimin e diskutimit;

· Vetëvlerësimi i arritjeve në modul dhe vlerësimi i modulit.

Ky trajnim pati në fokus zhvillimin e vetëdijes së nxënësve në lidhje me llojin e pyetjeve dhe teknikat e të pyeturit në mësimin e gjuhës së huaj, aftësimin në analizën e teknikave të tyre të pyetjeve, identifikimin e tipareve kryesore të pyetjeve të mira që ndikojnë në një mësim më cilësor, aftësimin e përmirsimit të planifikimit dhe përdorimit të pyetjeve me synim “Zhvillimin gjuhësor dhe të menduarit kritik të nxënësve”, përshtatjen dhe krijimin e veprimtarive mësimore të mbështetura në pyetje që nxisin diskutime, identifikimin e mënyrave përkatëse për zhvillimin profesional etj

Më datë 07.11.2024 në Salla Evropa të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua trajnimi për personelin akademik me temë:

“ChatGPT dhe Inovacionet e Inteligjencës Artificiale (AI) në Mësimdhënie”.

Ky trajnim u organizua nga Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit në bashkëpunim me Degën e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, duke sjellë një qasje gjithëpërfshirëse për përditësimin e njohurive në fushën e AI.

Qëllimet e këtij trajnimi ishin:

  • Azhornimi i njohurive për mjetet e avancuara si CareUeyes, Everything, SwissTransfer, BandiCam. Kulla-Shqip, etj;
  • Teknologjitë AI si: Quillbot, Glarity, languageTool, AI-Detector, etj;
  •  Kuptimi i potencialit të ChatGPT dhe mjeteve të tjera të fuqizuara nga AI për fushën e mësimdhënies;
  • Eksperienca praktike me shkarkimin, testimin dhe njohjen direkte të aplikacioneve

Në datat 21-28 tetor,

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitarë me temë: ‘‘Teknikat e të pyeturit dhe Diskutimi’’ nga Prof.Dr. Elida Tabaku dhe Prof.Asoc.Dr. Hatixhe Sejdini (Leka), me 2 kredite.

Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin:

  • Qëllimet e përdorimit të pyetjeve në mësimin e gjuhës së huaj dhe përvetësimit të teknikave të të pyeturit;
  • Parimet e të pyeturit;
  • Ndërtimi i pyetjeve dhe koha e pritjes;
  • Vlerësim dhe Vetëvlerësimi i pyetjeve që përdorim në klasë;
  • Trajtimi i përgjigjeve të nxënësve;
  • Bërja e pyetjeve nga nxënësit;
  • Diskutimi në klasë;
  • Strategjitë për vazhdimin e diskutimit;
  • Vetëvlerësimi i arritjeve në modul dhe vlerësimi i modulit.

Ky trajnim pati në fokus zhvillimin e vetëdijes së nxënësve në lidhje me llojin e pyetjeve dhe teknikat e të pyeturit në mësimin e gjuhës së huaj, aftësimin në analizën e teknikave të tyre të pyetjeve, identifikimin e tipareve kryesore të pyetjeve të mira që ndikojnë në një mësim më cilësor, aftësimin e përmirsimit të planifikimit dhe përdorimit të pyetjeve me synim “Zhvillimin gjuhësor dhe të menduarit kritik të nxënësve”, përshtatjen dhe krijimin e veprimtarive mësimore të mbështetura në pyetje që nxisin diskutime, identifikimin e mënyrave përkatëse për zhvillimin profesional etj

 

Në datat 19-23 shtator 2024,

 

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë:

‘‘Përdorimi i Platformës virtuale në mësimdhënie (Team, Office 365)’’ me 2 kredite,

nga Prof.Asoc.Dr. Anida Kisi.

Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin:

  • Hyrja në Teams, Mënyra e aksesimit e Microsoft Teams;
  • Njohja me klasat Teams; Krijimi dhe Manaxhimi i klasave në Teams;
  • Përditësimi dhe fshirja e klasave në Teams;
  • Ngarkimi i një leksioni dhe i dokumentave në Teams, krijimi dhe fshirja e një detyre;
  • Korrigjimi dhe vlerësimi i një detyrë;
  • Komunikimi në grupe publike dhe private;
  • Skedulimi i një takimi online me studentët;
  • Hyrja në Office 365, ruajtja dhe ndarja e materialeve në Sharepoint etj.

Gjatë trajnimit u përdorën forma dhe metoda të larmishme si:

  • Prezantime në Powerpoint nga trajnuesi i cili bëri demostrime të drejtpërdrejta me platformën dhe aplikacionin e përzgjedhur;
  • Diskutime mbi nevojat e përdorimit të Teams dhe Office 365 dhe mënyrave se si mund të integrohen në mësimdhënie por jo vetëm;
  • Nxitja e reflektimit në auditor, shfrytëzimi dhe shkëmbimi i përvojës së mësuesve mbi Teams dhe Office 365;
  • Analiza e diskutime mbi materialet e vëna në dispozicion nga trajnuesja mbi mënyrat e aplikimit, integrimit dhe përshtatjes për përdorimin e Teams dhe Office 365 edhe nga nxënësit.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit ishin të aftë:

  • Të ndërtonin një klasë në plaformën Teams;
  • Të vendosnin detyra në klasat e tyre në Teams;
  • Të korrigjonin dhe vlerësonin një detyrë;
  • Të nisnin një leksion online nëpërmjet Teams;
  • Të ndërtonin një pyetësor dhe quiz.

Në datat 24 dhe 27 Maj 2024,

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitarë me temë:

‘‘Menaxhimi i klasës dhe i konflikteve, mirëqënia e nxënësve në klasë’’ nga Prof. Dr Elida Tabaku dhe Dr. Leonora Xhori, me 2 kredite.

Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin:

· Rëndësia e menaxhimit efektiv të mësimit në klasë;

· Hartimi i një plani për menaxhimin e mirë të klasës;

· Inkurajimi i sjelljes shoqërore në klasë;

· Mbështetja e kohës mësimore përmes pritshmërive, mësimdhënies inkurajuese dhe korrigjuese; Mbikëqyrja aktive e nxënësve;

· Ndarja dhe zgjedhja e detyrave/punëve në klasë;

· Dekurajimi i sjelljeve shqetësuese e konfliktuale;

· Përkufizimi i termit “mirëqënie e studentëve”;

· Rëndësia e mirëqenies së studentëve në klasë;

· Faktorët që ndikojnë pozitivisht dhe ata që ndikojnë negativisht në mirëqenien dhe performancën e mësuesve dhe nxënësve;

· Ndikimi i mirëqenies së mësuesve në mirëqenien e nxënësve etj.

Ky trajnim pati në fokus shpjegimin e qartë të strategjive pozitive dhe proaktive për krijimin e një mjedisi mësimor efektiv; inkurajimin e sjelljeve të duhura në klasë dhe dekurajimin e sjelljeve të papërshtatshme; demonstrimin e mbikëqyrjes aktive të nxënësve në klasë; përdorimin e një sërë strategjish për t’iu përgjigjur më së miri nevojave të procesit mësimor; përdorimin e një mënyrë selektive të aktiviteteve të planifikuara dhe përzgjedhjen e tyre sipas nevojës për të mbajtur vazhdimisht të angazhuar nxënësit.

 

 

Në datat 21-22-23 Maj 2024,  

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitarë me temë:  

‘‘Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca dhe planifikimi i veprimtarive mësimore sipas nevojave të veçanta dhe niveleve të ndryshme mësimore’’ nga Prof.Asoc.Dr. Aida Gjinali dhe Prof.Asoc.Dr. Migena Alimehmeti, me 3 kredite.  

Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin:  

  • Mësimdhënia me në qendër nxënësin,  
  • Inteligjenca e shumëfishtë;  
  • Teknikat e zhvillimit të të menduarit kritik;  
  • Stilet e të nxënit dhe zbatimi i tyre në planifikim dhe mësim;  
  • Mësimdhënia e bazuar në detyra dhe në veprimtari gjithëpërfshirëse;  
  • Qëllimet mësimore të orës së mësimit dhe hapat e kryerjes së detyrave;  
  • Praktika të strukturimit dhe planifikimit të mësimit për klasa me nxënës me nevoja të veçanta me synim mbajtjen e tyre të interesuar në mësim;  
  • Strategjitë dhe stilet e mësimdhënies;  
  • Qasja bazuar në objektiva;  
  • Qasja bazuar në kompetenca;  
  • Kontributi respektiv i te dyjave qasjeve;  
  • Sfidat e mësimdhënies dhe nxënies në Klasat me nivele gjuhësore të diferencuara (KAD);  
  • Menaxhimi i klasës me aftësi dhe nivele të diferencuara;  
  • Zhvillimi i aftësive gjuhësore ne klasat me nivele të diferencuara dhe zhvillimi i kompetencave gjuhësore në klasat me nivele të diferencuara; 

Ky trajnim pati në fokus pasurimin e njohurive mbi karakteristakat psikologjike të nxënësve dhe ecurinë e përvetësimit të gjuhës, aftësimin në përcaktimin e objektivave  mësimore dhe zhvillimin e mësimit në përputhje me to, hartimin e planeve mësimore të qarta në përputhje me nevojat mësimorë të nxënësve, modifikimin e ushtrimeve të librit në përputhje me nevojat gjuhësore të nxënësve,  aftësimin e të bërit të analizës  së teknikave të tyre të planifikimit të veprimtarive mësimore, përmirësimin e planifikimit me synim zhvillimin gjuhësor dhe të të menduarit kritik të nxënësve, përshtatjen dhe krijimin e veprimtarive mësimore që të mundësojnë përfshirjen e nxënësve më aftësi të veçanta në mësim etj.  

Në datat 20-21 Maj 2024,  

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitarë me temë: ‘‘Teknikat e të pyeturit dhe Diskutimi’’ nga Prof.Dr. Elida Tabaku, me 2 kredite. Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin:  

  • Qëllimet e përdorimit të pyetjeve në mësimin e gjuhës së huaj dhe përvetësimit të teknikave të të pyeturit;  
  • Parimet e të pyeturit;  
  • Ndërtimi i pyetjeve dhe koha e pritjes;  
  • Vlerësim dhe Vetëvlerësimi i pyetjeve që përdorim në klasë;  
  • Trajtimi i përgjigjeve të nxënësve;  
  • Bërja e pyetjeve nga nxënësit;  
  • Diskutimi në klasë;  
  • Strategjitë për vazhdimin e diskutimit;  
  • Vetëvlerësimi i arritjeve në modul dhe vlerësimi i modulit. 

Ky trajnim pati në fokus zhvillimin e vetëdijes së  nxënësve në lidhje me llojin e pyetjeve dhe teknikat e të pyeturit në mësimin e gjuhës së huaj, aftësimin në analizën e teknikave të tyre të pyetjeve, identifikimin e tipareve kryesore të pyetjeve të mira që ndikojnë në një mësim më cilësor, aftësimin e përmirsimit të planifikimit dhe përdorimit të pyetjeve me synim “Zhvillimin gjuhësor dhe të menduarit kritik të nxënësve”, përshtatjen dhe krijimin e veprimtarive mësimore të mbështetura në pyetje që nxisin diskutime, identifikimin e  mënyrave përkatëse për zhvillimin profesional etj.  

   

Më datë 30 Prill 2024

Në kuadër të bashkëpunimit me biznesin, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në bashkëpunim me agjencinë Zemra Travel organizuan leksionin e hapur me temë:

“Teknikat e komunikimit për një ndërveprim profesional”

Në këtë leksion të hapur Z. Elkierd Deliu dhe Z. Eduart Çekoja guida turistike të certifikuara, me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e turizmit, të shoqërimit të turistëve të huaj në Shqipëri dhe themelues të Agjencisë turistike ‘’Zemra Travel’’ ndanë përvoja konkrete të angazhimit të tyre në këtë sektor duke diskutuar mbi:

  • Strategjitë dhe teknikat e komunikimit në fushën e turizmit;
  • Imazhi i destinacionit dhe produkti turistik;
  • Elementët që ndërtojnë imazhin turistik;
  • Roli i medias në ndërtimin e imazhit të destinacionit turistik;
  • Brand-i, roli i Brand-it në turizëm dhe ndikimi i tij në perceptimin dhe zgjedhjen e konsumatorit;
  • Guida turistike dhe roli i tij si ambasador i kulturës së një vendi;
  • Aspekte rreth qëndrueshmërisë në turizëm, këshilla;
  • Integriteti dhe ndershmëria në këtë industri;
  • Perceptimi dhe qasja e koncepteve ‘’turist’’ dhe ‘’udhëtar’’;
  • Ruajtja e traditave dhe e zakoneve;
  • Të mësuarit gjatë gjithë jetës, fleksibiliteti, kreativiteti dhe përdorimi i teknologjive të reja në përmirësimin e karrierës profesionale.

Prania e pedagogëve stimuloi diskutime dhe shkëmbime të ideve mes tyre dhe studentëve duke i ndihmuar këta të fundit në zhvillimin e një qasje të përgjegjshme dhe të pasur ndaj temës së këtij leksioni.

  1. Eduart Çekoja, ish-student i këtij Fakulteti, në departamentin e gjuhës frënge, ftoi studentët ti shohim me prioritet studimet e nivelit të dytë Master ‘’Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik’’ si një profesion i të ardhmes dhe të mësojnë jo vetëm një por disa gjuhë të huaja.

Me anë të bashkëpunimeve të tilla FGJH-BIZNES, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja përveç programeve mësimore në auditor i ofron studentëve edhe mundësi bashkëpunimi me përfaqësues të sipërmarrjeve të ndryshme për të zhvilluar projekte të karrierës së tyre profesionale dhe praktika mësimore.

Në datat 19 – 23 Prill 2024

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitarë me temë: “Testimi dhe Vlerësimi i të nxënit si dhe nxitja e autonomisë së nxënësit bazuar në Portofolin PEGJH”,nga Prof.Dr. Andromaqi Haloçi, me 3 kredite. Disa nga temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin:

  • Prezantimi i Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGJ)- mësimdhënia, mësimnxënia dhe vlerësimi, prezantimi i Portofolit Evropian të Gjuhëve (PEGJ) dhe e pjesëve të tij përbërëse,
  • Politikat gjuhësore të Këshillit të Evropës dhe nevoja e përdorimit të KPER dhe PEGJ në institucionet Arsimore,
  • Lidhja e programeve të gjuhëve të huaja me KPERGJ,
  • Përshkruesit e niveleve sipas kompetencave gjuhësore e kulturore nga A1 në C2

Ky trajnim pati në fokus bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave të nevojshme për të ofruar dhe për të marrë informacione të nevojshme për hartimin e testeve të ndryshme për një vlerësimin efikas dhe në lidhje me analizën e gabimeve. Gjatë këtij trajnimi u eksperimentua në mënyrë konkrete mbi teste që mund të krijohen në lidhje me nevojat për informacion që ka mësuesi në lidhje me objektivat e lëndës.

 

Më datë 09 Prill 2024

Zyrës së Këshillimit të Karrierës në Bashkinë e Tiranës në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës në Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizuan leksionin e hapur me temë: “Planifikimi i karrierës, zhvillimi dhe ndërtimi i rrjetit të kontakteve”. Gjatë këtij aktiviteti u theksua rëndësia e planifikimit të karrierës për të gjithë studentët, u diskutua mbi mundësitë e punësimit të studentëve gjatë dhe pas përfundimit të studimeve si dhe mbi projekte të ofruara nga Zyra e Punësimit në Bashkinë e Tiranës, duke inkurajuar studentët të marrin pjesë në praktikat e tyre mësimore dhe të aplikojnë për projekte apo pozicione pune në fushat e tyre të interesit.

Më date 28 Mars 2024

Zyra e Psikologut në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizoi diskutimin e hapur për studentët me temë: “Faktorët nxitës të dhunës”. Gjatë këtij diskutimi, studentët  mësuan si të evidentojnë faktorët nxitës të dhunës, si të menaxhojnë sjelljet agresive si dhe u informuan mbi strategjitë për minimizimin e dhunës.

Më datë 27 mars 2024

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua moduli informativ për personelin akademik me temë: “Menaxhimi i diversitetit në auditor”.

Ky modul pati në fokus përkrahjen e diversitetit në Fakultet, identifikimin e sfidave që hasen në auditor si dhe menaxhimin e tyre.

Komunikimi empatik me studentët, rëndësia e krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës ,analizimi i problem-zgjidhjeve për vështirësitë e hasura, ishin disa nga temat që u trajtuan në këtë modul.

Më datë 21 mars 2024

Zyra e Psikologut në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizoi diskutimin e hapur me studentët: “Motivimi për realizimin me sukses të studimeve.” Motivimi është çelësi për të arritur suksesin prandaj synimi i këtij diskutimi ishte pajisja e studentëve me mjetet që u nevojiten për të qëndruar të frymëzuar dhe të fokusuar në qëllimet e tyre akademike. Gjatë këtij diskutimi, studentët mësuan se si të vendosin qëllime specifike; të kapërcejnë pengesat dhe të mbajnë një qasje.

Më datë 11 mars 2024

Në bibliotekën Rozafa të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua leksioni i hapur me temë “Aplikimi i qasjes së mësimdhënies me zhvillimin e projekteve dhe zgjidhje problemesh”. Në këtë leksion Prof. Assoc. Dr. Aida Gjinali, në bashkëpunim me pedagogë, doktorantë dhe studentë, diskutuan mbi elementët thelbësorë dhe avantazhet e të nxënit bazuar në projekte, si dhe sollën shembuj praktikë e konkretë të realizimit dhe menaxhimit të projekteve në klasë me nje qasje pozitive për të përmirësuar përvojën e tyre të të studiuarit.

Më datë 26 shkurt 2024

Në sallën “Evropa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të bashkëpunimit me biznesin “Elite Travel Group”, u zhvillua leksioni i hapur me temë:

“Strategjitë e marketingut digjital në industrinë e turizmit”

Zj. Ana Kotherja, Z. Kristi Dodbiba dhe Z. Andi Proda pjesë e stafit të kësaj agjencie informuan studentët mbi rëndësinë e marketingut digjital në industrinë e turizmit dhe të strategjive të komunikimit.

Në këtë leksion të hapur u fol gjithashtu mbi rolin e marketingut Mix në fushën turizmit, identifikimin e audiences së synuar, markën si dhe rëndësinë e mediave sociale Metasearch, shitjen dhe e-shitjen, Platforms & Tools Online.

Studentët morën njohuri të vlefshme mbi praktikat e mira të komunimikit dhe marketingut digjital në fushën e turizmit.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të vijojë të ftojë biznese dhe institucione të ndryshme për të lidhur gjithmonë e më shumë studentët me tregun e punës.

Më datë 23 shkurt 2024

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja , u organizua leksioni i hapur me temë “Strategji të mësimdhënies për të përmirësuar motivimin e studentëve gjatë studimeve”.

Në këtë leksion Prof. Assoc. Dr Hatixhe Leka, në bashkëpunim me pedagogë dhe studentë, diskutuan mbi zhvillimin e metodologjive të mësimdhënies me qëllim nxitjen e motivimit të studentëve dhe arritjen e suksesit të tyre akademik.

Qasjet krijuese të mësimdhënies dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve ishin dy nga strategjitë e vlerësuara më së shumti nga pjesmarrësit krahas, gjithëpërfshirjes, vendosjes së objektivave të qarta të orës mësimore, inkurajimit të studentëve etj.

 

Më datë 20 shkurt 2024

Në sallën “Evropa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të bashkëpunimit me biznesin “Elite Travel Group”, u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Industria e turizmit, markat, profesionet dhe mjedisi digjital”.

  1. Elvis Kotherja Drejtor i Agjencisë “Elite Travel Group” dhe Kristi Dodbiba trajnues në këtë agjenci, ndanë përvoja konkrete duke diskutuar mbi:

– Një analizë të përgjithshme mbi industrinë e turizmit

– Markat ndërkombëtare sipas sektorëve, lista e profesioneve dhe mjediset e tyre përkatëse të mjeteve digjitale

– Rëndësia e turizmit në ekonominë Shqiptare, prespektivat dhe e ardhmja

Studentët shprehën interes të marrin pjesë në trajnime të ofruara nga kjo agjenci si dhe për të zhvilluar projektin e karrierës së tyre profesionale si një mundësi më shumë për ata.

Më datë 16 dhe 19 shkurt 2024

U zhvillua online trajnimi me temë: ‘‘Menaxhimi i klasës dhe i konflikteve, mirëqënia e nxënësve në klasë’’ me 2 kredite, nga Prof.Dr. Elida Tabaku, për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim u informuan mbi strategjitë pozitive dhe proaktive për krijimin e një mjedisi mësimor efektiv si dhe mbi përdorimin e një sërë strategjish për t’iu përgjigjur më së miri nevojave të procesit mësimor.

Më 13 shkurt 2024

Në sallën “Evropa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të bashkëpunimit me biznesin “Elite Travel Group”, u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Turizmi i qëndrueshëm në Shqipëri si një mundësi më shumë për studentët e FGjH-së”.

Dekania e FGJH-së, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha theksoi edhe një herë vizionin e Fakultetit për t’u ofruar studentëve përveç programit mësimor në auditor edhe mundësi të bashkëpunimit e diskutimit me përfaqësues të sipërmarrjeve të ndryshme për të zhvilluar projektin e karrierës së tyre profesionale.

Zhvillimi i qëndrueshëm shihet si një sfidë në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik por edhe atë social duke menduar për vijimin e jetës edhe për brezat e ardhshëm të shoqërisë.

Në këtë diskutim Z. Mathias Palm “Trajnues i guidave turistike” në kompaninë Gjermane Gebeco dhe Z. Elvis Kotherja Drejtor i Agjencisë “Elite Travel Group” ndanë përvoja konkrete duke diskutuar mbi:

– Qëndrueshmërinë në përgjithësi, koncept që shumica e të rinjve e lidhin atë kryesisht me mjedisin.

– Aspekte rreth qëndrueshmërisë në turizëm, këshilla.

– Integriteti dhe ndershmëria në këtë industri.

– Të mësuarit gjatë gjithë jetës, fleksibiliteti, kreativiteti dhe përdorimi i teknologjisë në përmirësimin e karrierës profesionale.

 

Më datë 12 shkurt 2024

U zhvillua online trajnimi me temë: ‘‘Hartimi dhe realizimi i një projekti në mësimdhënien në klasë dhe distancë’’, me 1 kredit, nga Dr. Elona Toro,  për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar.

Pjesëmarrësit në këtë  trajnim u informuan mbi parimet bazë të pedagogjisë së bazuar në projekte dhe hapat për krijimin e një projekti në klasë dhe një skenar pedagogjik specifik për mësimdhënien/të mësuarit online.

Më datë 19  janar 2024

Në kuadër të formimit të vazhdueshëm të mësuesit bazuar në kompetenca dhe të aktiviteteve të grupit Kërkimor – Kërkimor të Didaktikës, më 19.01.2024, u zhvillua trajnimi me temë:

‘’Mësuesi dhe Mësimdhënia digjitale’’ nga Prof.Asoc.Dr Migena Alimehmeti.

11 janar 2024

Më datë 11.01.2024, u zhvillua trajnimi për studentët me temë:

“Menaxhimi i stresit dhe përdorimi me efektivitet i teknikave të caktuara për ekuilibrimin e tij” nga zyra e Psikologut në FGJH.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i studentëve mbi përdorimin me efektivitet të teknikave për ekuilibrimin e stresit, si dhe menaxhimin e tij para sezonit të provimeve.

10 janar 2024

Më datë 10.01.2024, u zhvillua trajnimi për studentët me temë:

”Informimi mbi përdorimin e sistemit informatik e-Student  nga zyra e Teknologjisë dhe Informacionit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i studentëve mbi:

-Login-in në sistemin e-Student,

-regjistrimi në provime,

-lista e notave,

-kërkesa për përmirësim note etj”

14  dhjetor 2023

Më datë 14.12.2023, u zhvillua moduli i informimit për personelin akademik me temë:

‘‘Teknika të menaxhimit të situatave të vështira me studentë’’nga zyra e Psikologut në FGJH.

Kjo temë gjithëpërfshirëse synon diskutime mbi:

-Trajtimin e situatave të vështira me studentë.

-Menaxhimin e sjelljeve të studentëve me aftësi speciale.

11 dhjetor 2023

Më datë 11.12.2023 u zhvillua trajnimi për studentët me temë: Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nga zyra e Cilësisë dhe Kurrikulës. Në këtë takim informues studentët u informuan mbi mënyrën e shpërndarjes dhe plotësimin e pyetësorit “Vlerësimi i mësimdhënies” për vitin akademik 2023-2024.

07 dhjetor 2023

Më date 07.12.2023 u zhvillua trajnimi me temë “Teknologjia dhe aftësia e të lexuarit” nga Prof.Assoc.Dr. Alnida Koroshi. Gjatë ketij trajnimi profesorët e FGJH patën mundësi të njihen e të shohin shembuj të përdorimit të aplikacioneve që mund të instalohen ne PC/tabletë. Këto aplikacione ndihmojnë profesorët por edhe studentët në zhvillimin e aftësisë së të lexuarit. Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit u njohën edhe me aplikacione që ndihmojnë studentët që nuk shohin, duke qenë se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është fitues i dy projekteve kërkimore me në qendër këta studentë.

05  dhjetor 2023

Më date 05.12.2023 u zhvillua trajnimi për stafin akademik të FGJH-së me temë:
‘’AI tools- threats and opportunities’’ nga Ing. Dorian Tola.

04 dhjetor 2023

Më date 04.12.2023u zhvillohua trajnimi për stafin akademik të FGJH-së me temë:
‘’Mjetet teknologjike për orën e mësimit
(Mentimeter, AnswerGarden, Wooclap, WordItOut, Polls)’’ nga Prof. Assoc. Dr. Ogerta Koruti.

07  nentor 2023

Më datë 07.11.2023, u zhvillua trajnimi për studentët dhe doktorantët me temë:

‘‘Teknikat e menaxhimit të kohës dhe praktikat produktive në marrjen e shënimeve në auditor, 

‘‘Zhvillimi i aftësive të shkrimit akademik, dhe citimet e referencave’’ nga Prof.Asoc.Dr Lorena Dedja.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përdorimi i teknikave të menaxhimit të kohës, duke ofruar mënyra efikase për të optimizuar përdorimin e saj në marrjen e shënimeve.

Në këtë trajnim, gjithashtu u dha vëmendje e veçantë strukturës së shkrimit akademik, përfshirë përdorimin e citimeve të referencave dhe burimeve të besueshme të informacionit duke ndihmuar studentët dhe doktorantët të zhvillojnë një përvojë të suksesshme në fushën e mësidhënies/mësimnxënies, studimit dhe hulumtimit.

30 tetor 23

Më datë 30.10.2023, u zhvillua trajnimi për studentët me temë:

‘‘Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve të inteligjencës artificiale(AI)’’,‘‘Përdorimi i ChatGPT për qëllime didaktike’’ nga zyra e Teknologjisë dhe Informacionit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e studentëve  me botën e AI, me potencialin e ChatGPT dhe eksplorimin e mjetet të fuqizuara nga AI që lidhen me fushën e studimeve të gjuhëve të huaja dhe aktiviteteve akademike dhe profesionale.

Më datë 19 tetor 2023

U zhvillua trajnimi për personelin akademik dhe doktorantë me temë:

Mësimdhënia nëpërmjet platformës TEAMS, ChatGPT dhe Inovacionet e Inteligjencës artificiale (AI) nga zyra e Teknologjisë dhe Informacionit.

Qëllimi i këtij trajnimi gjithëpërfshirës ishte azhornimi i personit akademik në:

  • mësimdhënien nëpërmjet platformës TEAMS, për të udhëzuar dhe ndihmuar studentët në mësimdhënie në distancë.
  • avancimin e njohurive në botën e inteligjencës artificiale (AI),
  • kuptimin e potencialit të ChatGPT dhe mjeteve të fuqizuara nga AI që lidhen me fushën e mësimdhënies.

Më datë 30,31 Maj dhe 1 qershor 2023

Në datë 30, 31 maj dhe 1 qershor Qendra e Trajnimeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja zhvilloi trajnimin me temë “Mësimdhënia dhe të nxënët bazuar në kompetenca dhe planifikimi i veprimtarive mësimore sipas nevojave të veçanta dhe niveleve mësimore” nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr Aida Gjinali.

Trajnimi u zhvillua duke u bazuar në aspektin teorik që ofron literarura botërore, atij praktik dhe zbatimin konkret në klasë. Në këtë trajnim u ofruan gjithashtu metodologji, strategji e teknika të shumta të vlefshme për rritjen e cilësisë dhe për një përvetësim sa më të mirë të njohurive nga ana e nxënësve.

Ky trajnim u përmbyll me përgatitën një detyrë praktike dhe një test përfundimtar mbi njohuritë e përftuara.

Më datë 26 dhe 29 Maj 2023

Në qendrën e Trajnimeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua trajnimi me temë: “Menaxhimi i klasës dhe i konflikteve, mirëqënia e nxënësve në klasë” me 2 (dy) kredite nga trajnuesja Dr. Leonora Xhori.

Në këtë trajnim u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e orës së mësimit dhe problematikat me të cilat mund të përballet mësuesi në klasë.

Pjesëmarrësit sollën shembuj nga përvoja e tyre duke vlerësuar rëndësinë e menaxhimit të klasës si dhe atë të parandalimit të sjelljeve të papranueshme nëpërmjet stratetegjive të duhura.

Diskutimi vijoi me parimet kryesore të një menaxhimi efektiv të klasës dhe strategjitë më të suksesshme të kontrollit të saj. U diskutua gjithashtu rëndësia e rregullave të sjelljes në klasë dhe disa teknika për adresimin e sjelljeve problematike.

Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit zhvilluan detyra praktike dhe një testim të njohurive të marra në këtë trajnim.

Më datë 25 dhe 26 Prill 2023

U zhvillua trajnimi me temë “MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT BAZUAR NË KOMPETENCA DHE PLANIFIKIMI I VEPRIMTARIVE MËSIMORE SIPAS NEVOJAVE TË VEÇANTA DHE NIVELEVE TË NDRYSHME MËSIMORE”

Më datë 20 Dhjetor 2022

U REALIZUA TRAJNIMI ME TEMË: “ Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca dhe planifikimi i veprimtarive mësimore sipas nevojave të veçanta dhe niveleve të ndryshme mësimore”.

     

 

Më datë 10 dhe 14 Tetor 2022

Ky trajnim synon të rrisë aftësitë e stafit akademik në përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit, me risitë në mësimdhënie dhe të përditësojë dijet e tyre me aplikacione që vlerësojnë, motivojnë dhe argëtoj në studentët tanë.