Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Vlerësimi i Cilësisë dhe Kurrikulës
“Ajo që është e rëndësishme nuk është sasia e njohurive tuaja, por, Cilësia. Ju mund të dini shumë gjëra pa ditur thelbin e tyre.”
“Leon Tolstoi”

Krijimi

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me Urdhërin e Brendshëm nr.77, datë 02/07/2021 ngriti Njësinë e Sigurimit të Cilësisë së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Njësia e Sigurimit të Cilësisë është një strukturë ndihmësakademike me karakter administrativ, detyrat dhe përgjegjësitë e së cilës përcaktohen në Rregullore për Sigurimin e Cilësisë në UT, neni 26, Statuti i UT-së 2018  si dhe VKM nr. 531, datë 11.09.2018 “Për Miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, pika VI. Që nga çasti i krijimit, NJSC është angazhuar në mënyrë aktive në planifikimin dhe zbatimin e veprimtarive monitoruese që synojnë vlerësimin e cilësisë.

 

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC)

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur një sistem të strukturuar për sigurimin e cilësisë, i cili mbështetet në funksionimin aktiv të Njësisë të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) në njësinë kryesore si edhe të Njësive të  Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në njësistë bazë. Këto njësi luajnë një rol kyç në përditësimin e kurrikulave, vlerësimin e cilësisë së programeve të studimit dhe përmirësimin e mësimdhënies. Përmes monitorimeve sistematike dhe vlerësimeve të brendshme, NJSBC-të analizojnë performancën e personelit akademik, ndihmës-akademik dhe administrativ, si dhe cilësinë e kërkimit shkencor dhe shërbimeve ndaj studentëve. Të dhënat e mbledhura përmes pyetësorëve studentorë dhe analizave të tregut të punës shërbejnë si bazë për hartimin e planeve të veprimit dhe përmirësimit.

Në bashkëpunim me Zyrën e Cilësisë dhe Kurrikulave, NJSBC-të organizojnë trajnime për stafin dhe studentët, ndajnë praktikat më të mira dhe përgatisin raporte vjetore për sigurimin e cilësisë, të cilat publikohen në faqen zyrtare të fakultetit. Kjo qasje gjithëpërfshirëse siguron që programet e studimit të jenë të përditësuara, të orientuara drejt nevojave të tregut dhe të përputhshme me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë. Përmes këtij sistemi, FGJH angazhohet në një proces të vazhdueshëm zhvillimi akademik, duke garantuar cilësi, transparencë dhe përfshirje të komunitetit universitar në çdo hap të përmirësimit.

 

Përbërja e NJSBC – FGJH

Aida GJINALI (Kryetare)

Irena PATA (Anëtare)

Orges SELMANI (Anëtare)

Fjoralba DADO (Anëtare)

Marisa JANKU (Anëtare)

Viola BITI (Anëtare)

Edlira JORGAQI (Anëtare)

Alban FOÇI (Anëtar)

Kontakt

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

[email protected]

Kryetare e Degës së Cilësisë dhe Kurrikulës
Sema Hysa

[email protected]

Specialiste e Degës së Cilësisë dhe Kurrikulës
Manjola Gjidiaj

[email protected]