Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

📚 Dita Studimore: “Projektet COST – Ura bashkëpunimi shkencor ndërkombëtar: Hartimi i një projekti kërkimor, nga ideja tek projekt-propozimi”

Në kuadër të programit të doktoraturës, sot u zhvillua Dita Studimore me studentët doktorantë dhe studentët e ciklit Master, me fokus projektet COST dhe procesin e hartimit të një projekti kërkimor, nga konceptimi i idesë deri te projekt-propozimi.
Aktiviteti u drejtua nga studiuesja e mirënjohur Prof. Dr. Ema Kristo, lektore pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, e cila ndau me pjesëmarrësit përvojën e saj shumëvjeçare në projektet COST — rrjeti europian i bashkëpunimit shkencor, i financuar nga European Cooperation in Science and Technology.
Përmes këtij aktiviteti, u mundësua njohja më nga afër me rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor, si edhe me hapat konkretë të ndërtimit të një projekti konkurrues kërkimor.

situs toto