Për të pestin vit rradhazi, zyra e avokatisë në Shqipëri, Egna Law Firm, me qendër në Athinë dhe seli në kryeqytete të ndryshme të Ballkanit si Prishtinë, Shkup, Sofje e Bukuresht mundëson bursa për studentë të dalluar të gjuhës greke të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (FGJH). Gjithashtu edhe Ambasadorja e Republikës së Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou, mundësoi bursa për studentë të dalluar të gjuhës greke.
Të pranishëm ishin Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Greke, znj. Sofia Delijorgji, Ambasadorja e Republikës së Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou, përfaqësuesi i Egna Law Firm, z. Efthymion Navridis, pedagogë e studentë të degës së gjuhës greke.
Znj. Philippidou dhe stafi i saj patën gjithashtu nje takim me Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof. Dr. Esmeralda Kromidha Në takim u diskutua rreth veprimtarisë së Departamentit të Gjuhës Greke si dhe për bashkëpunimet e mëtejshme midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Ambasades Greke.
Ceremonia u organizua në mjediset e FGJH-së, në sallën “Rozafa”.