Zyra e Trajnimeve e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ofroi trajnimin e dytë me temë “Ndikimi i Neuroshkencës dhe Neurogjuhësisë në krijimin e marrëdhënieve pozitive në mësimdhënien post Covid 19”

Zyra e Trajnimeve e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ofroi trajnimin e dytë me temë “Ndikimi i Neuroshkencës dhe Neurogjuhësisë në krijimin e marrëdhënieve pozitive në mësimdhënien post Covid 19”, trajnim i ofruar nga Prof. Dr. Shpresa Delija. Gjatë këtij trajnimi lektorja u përqendrua në aspekte të lidhjes së ngushtë të Neuroshkencës me edukimin dhe neurogjuhën si dhe parashtrimin e strategjive që promovojnë nxënien dhe sjelljen në periudhën Post Covid. Gjithashtu u diskutua dhe për neurogjuhën dhe ndikimin që ajo ka në mësimin e gjuhës së huaj.