Zyra e avokatisë në Shqipëri, Egna Law Firm, me qendër në Athinë dhe seli në kryeqytete të ndryshme të Ballkanit,mundësoi bursa për studentë të dalluar të gjuhës greke të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (FGJH)

Për të pestin vit rradhazi, zyra e avokatisë në Shqipëri, Egna Law Firm, me qendër në Athinë dhe seli në kryeqytete të ndryshme të Ballkanit si Prishtinë, Shkup, Sofje e Bukuresht mundëson bursa për studentë të dalluar të gjuhës greke të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (FGJH). Gjithashtu edhe Ambasadorja e Republikës së Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou, mundësoi bursa për studentë të dalluar të gjuhës greke.
Të pranishëm ishin Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Greke, znj. Sofia Delijorgji, Ambasadorja e Republikës së Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou, përfaqësuesi i Egna Law Firm, z. Efthymion Navridis, pedagogë e studentë të degës së gjuhës greke.
Znj. Philippidou dhe stafi i saj patën gjithashtu nje takim me Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof. Dr. Esmeralda Kromidha Në takim u diskutua rreth veprimtarisë së Departamentit të Gjuhës Greke si dhe për bashkëpunimet e mëtejshme midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Ambasades Greke.
Ceremonia u organizua në mjediset e FGJH-së, në sallën “Rozafa”.