Në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle « Shqipëria mikpret Spanjën » që do të zhvillohet nga datat 18-28 qershor 2022, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ambasadën e Spanjës në Shqipëri është përzgjedhur për realizmin e një pikture murale në ambientet e tij nga piktori Carlos Àlvarez, e cila do të startojë më 25 Qershor ora 10:00.
FGJH është promotor dhe mbështetës i promovimit të vlerave artistike e kulturore që sjellin më afër popujt me njëri-tjetrin!