Më datë 17 Mars 2023, në ambientet e Fakultetit te Gjuhëve të Huaja u zhvillua një takim rajonal i lektorëve të Zyrës së Shkëmbimit Akademik Gjerman, DAAD-së në Evropën Juglindore.
Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Dr. Drita Rira, Zv. Dekane dhe Koordinatore akademike Erasmus+ dhe marrëdhënieve me jashtë si dhe të Dr. Marsela Likaj, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Gjermane.
Në vijim Lektorët e DAAD-së zhvilluan trajnime për kolegët e Departamentit të Gjuhës Gjermane mbi tema rreth mësimdhënies së gjuhës gjermane.
Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë shkëmbimi përvoje në lidhje me situatën aktuale të mësimdhënies së gjuhës gjermane në rajon.
Objekt i diskutimeve ishin gjithashtu mundësitë konkrete të bashkëpunimit akademik dhe organizimi i projekteve të përbashkëta rajonale me në qendër studentin.
Lektorët gjermanë dhe pedagogët e epartamentit të Gjermanistikës u mikpritën në Ambasadën Gjermane në Tiranë nga ambasadori z. Peter Zingraf.
Miqtë nga rajoni e shfrytëzuan këtë vizitë edhe për të njohur disa nga bukuritë turistike të Shqipërisë.