11

Rusishtja në tregun e turizmit

Rusishtja në tregun e turizmit
Në kuadër të aktiviteteve të Grupit Mësimor Kërkimor Gjuhësi- Përkthim të Gjuhës Ruse, më 29 mars 2023, në Sallën “Rozafa”, FGJH, u organizua tryeza e rrumbullakët me temë:”Rusishtja në tregun e turizmit”. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me agjensi të ndryshme turistike brenda vendit. Objekti i veprimtarisë ishte zgjerimi i njohurive për përkthyesit e rinj të gjuhës ruse në fushën e shërbimit, turizmit dhe menaxhimit, ku ishin të pranishëm përfaqësues dhe operatorë të disa agjensive turistike, si dhe kolegë e studentë të Degës së Gjuhës Ruse.
Z. Erind Sula, Business Development, nga kompania Zenith Travel, paraqiti një panoramë të turizmit sot në Shqipëri dhe nevojës për ndërmjetës gjuhësorë, i cili theksoi çështje me rëndësi në sektorin e turizmit në Shqipëri dhe mënyrën e orientimit të studentëve në këtë treg pune.
Znj. Olga Bardhi, si Përfaqësuese e Departamentit të MICE në ATH American Express, që ka prurjen më të lartë të turistëve rusë në Shqipëri, garantoi ritje të tregut të punës për gjuhën ruse në fushën turistike para studentëve. “Turistët e huaj e shohin Shqipërinë si një kuti të çmuar, që sa më shumë të hapet, aq më shumë bukuri shpalos”-u shpeh znj Bardhi.
Studentja e vitit të parë, Cikli Bachelor në Gjuhë Ruse, Dea Vjero, prezantoi një material shumë interesant rreth qytetit të bukur të Vlorës, i cili është shumë i frekuentuar nga turistët .
Studentja vitit të dytë, Cikli Master në Gjuhë Ruse Xhoesa Mehaj referoi rreth qytetit të Tiranës, ku theksoi një pjesë nga punimi i saj i nisur për diplomën rreth hartimit të një guide turistike, e cila do t’i vijë në ndihmë tregut të turizmit.
Përfaqësuesit e kompanive turistike u dhanë përgjigje pyetjeve të studentëve, duke u treguar të gatshëm t’i aktivizonin ata për punë në kompanitë e tyre pas përfundimit të studimeve.
Pyetjet dhe diskutimet mes të ftuarve, kolegëve dhe studentëve u dhanë përgjigje pyetjeve që lidhen me specifikat e tregut të punës dhe nevojën e gjuhës ruse në fushën e turizmit.
#Grupi_Mësimor_Kërkimor_Gjuhësi_Përkthim_Gjuha_Ruse
#Rusishtja_në Tregun_e_Turizmit
#Dega_Gjuhës_Ruse