Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi Franceze

Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi Franceze
Kryetar: Prof. Dr.  Saverina Pasho
Email: [email protected]

Për vitin akademik 2025- 2026 GMK i Letërsisë Franceze vendosi në fokus aktivitete që kanë të bëjnë me prezantimin e disa autorëve francezë apo frankofonë të viteve të fundit, laureatë të çmimeve të ndryshme, për të sjellë pak a shumë një atmosferë dhe një jehonë të asaj që ndodh në peisazhin letrar francez.

Qëllimi i këtij projekti është njohja me një letërsi dhe autorë bashkëkohorë të vlerësuar më çmime letrare, në Francë që eventualisht mund të përfshihen në programet tonë mësimore të përditësuara, ose mund t’i plotësojnë ato me një informacion shtesë të marrë nga aktivitete ekstrakurrikulare.

Krahas këtij projekti, një drejtim tjetër do ishte njohja me autorë dhe vepra kanonike të letërsisë franceze duke pasuruar kurrikulat ekzistuese.

Në zbatim të planit të hartuar për këtë qëllim u zhvilluan aktivitet si më poshtë:

16 Dhjetor 2025 Prof.Dr. Saverina Pasho zhvilloi një leksion të hapur me studentë dhe kolegë të gjuhës franceze të FGJH – UT me temë: “Kamel Daoud – zëri i Algjerisë së heshtur”. Ky aktivitet, kushtuar laureatit të çmimit “Goncourt 2024”, Kamel Daoud, për veprën e tij “Houris”, u zhvillua në një frymë ndëraktive, me shkëmbime mendimesh, reflektimesh dhe diskutimesh të shumta.

16 Mars 2026 kuadrin e Pranverës së Frankofonisë, Departamenti i Filologjisë Franceze i Universitetit të Grenadës në partneritet me Departamentin e Frëngjishtes organizoi konferencën: “Gra të jashtëzakonshme: Burrneshat dhe udhëtaret e ditëve tona “.
Ky event shkencor dhe kulturor mblodhi pedagogë, studentë dhe të pasionuar të letërsisë dhe kulturës franceze rreth dy ligjëratave interesante që hodhën dritë mbi rrugëtime femërore të ndryshme:

Prof. Asoc. Dr.Ardiana Hyso dhe Prof. Asoc. Dr Elona Toro i propozuan auditorit një reflektim mbi Burrneshat e Shqipërisë, vështrime antropologjike dhe konsiderata letrare.

Fanny Martin Quatremare në ligjëratën e saj paraqiti Figurat bashkëkohore të udhëtareve dhe shkrimtareve sypatrembura.

26 Mars 2026 në vijim të zbatimit të kalendarit të GMK, Dr. Laureta Mema, zhvilloi leksionin e hapur me temë Dëshira e strukturuar nga gjuha poetike, një reflektim i artikuluar rreth veprës poetike të tre poetëve : Pierre Reverdy, Francis Ponge, René Char.

Ky prezantim solli një qasje të thelluar mbi rolin e gjuhës poetike, jo thjesht si mjet shprehjeje, por si një strukturë që formëson dhe organizon dëshirën. Leksioni u ndoq me interes dhe në një frymë ndërveprimi me komente dhe pyetje të shumta.

Gjatë muajit Maj, në vijim të objektivit të GMK të Letërsisë franceze, Prof.asoc. Dr. Lorena Dedja do të mbajë një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e studentëve, kolegëve dhe përfaqësuesve të Shtëpisë Botuese Dituria dhe QKLL, me temë Një pasqyrë thyerjesh dhe dhunimesh të shoqërisë aktuale – Gjëra njerëzore, nga Karin Tuil.

Kjo autore është fituese e çmimit Goncourt për të rinjtë. Një autore vepra e të cilës paraqet një interes të veçantë për studentët por jo vetëm.

 

AKTIVITETE

situs toto