Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi Franceze

Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi Franceze
Kryetar: Prof. Dr.  Saverina Pasho
Email: [email protected]

Grupi mësimor – kërkimor i Letërsisë Franceze synon njohjen me një letërsi dhe autorë bashkëkohorë që nuk janë përfshirë në programet mësimore të FGJH-së.

Ky grup mësimor – kërkimor do ta organizojë punën e tij rreth një aksi tematik të përbashkët :

Çështja identitare dhe alteriteti në letërsinë aktuale franceze dhe frankofone:

  • Ardiana Kastarti – Albert Memmi, portrait d’un humaniste. L’identité plurielle, fracturée et le rapport avec l’Autre.
  • Bora Kuçuku – Michel Houellebecq entre identité nationale, xénophobie et politique
  • Laureta Mema – Assia Djebar- Assia Djebar à la recherche d’une identité libératrice.
  • Lorena Dedja – Eric Emmanuel Shmitt- La quête identitaire entre exil, discrimination et altérite.
  • Saverina Pasho – Modiano et la quête d’une identité absente

Hartimi i buletinit letrar, i quajtur Cahier des auteurs contemporains français et francophones  ka për qëllim:

  • njohjen e studentëve me prurje nga letërsia bashkëkohore e autorëve më të spikatur në pejzazhin letrar francez dhe atë frankofon;
  • përmirësimin, pasurimin dhe përditësimin e kurrikulës aktuale të Letërsisë franceze;
  • mbështetjen e shtëpive botuese me sugjerime për përzgjedhjen e kësaj letërsie;
  • promovimin e autorëve shqiptarë që shkruajnë në frëngjisht;
  • njohjen e publikut shqiptar, përmes përkthimit, me letërsinë franceze dhe frankofone bashkëkohore.

Partnerë dhe publik i synuar: Studentët dhe kolegë të Departamentit të gjuhës frënge, e të Departamenteve të tjera (kryesisht të seksioneve të letërsisë), doktorantë të fushës së letërsisë, përfaqësues të shtëpive botuese.

Kohëzgjatja :  1-2 vjet

Modaliteteti i punës kërkimore : Përgatitja e Dossier d’auteurs

Produkti final– Cahier des auteurs contemporains français et francophones.