Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi – Komunikim i Gjuhës Spanjolle

Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi – Komunikim i Gjuhës Spanjolle
Kryetar : Prof. Dr.  Anastasi Prodani
Email : [email protected]

Grupi mësimor- kërkimor “Letërsi & Komunikim” i ngritur pranë Departamentit të Gjuhës Spanjolle ka drejtuese Prof. Dr. Anastasi Prodani dhe anëtarë: Dr. Admira Nushi, Dr. Flavia Kaba, Dr. Viola Biti, Dr. Mimoza Dhima dhe Msc. Edlira Gabili.

Ky grup kërkimor synon në hulumtimet e tij Promovimin e  identitetit shqipëtar kulturor europian përmes ruajtjes e përcjelljes së trashëgimisë  kulturore jomateriale të saj edhe në gjuhën spanjolle.

  • Të diversifikojë ofertën turistike për të promovuar edhe kulturën tonë jomateriale të panjohur ose pak të njohur për vizitorët e huaj spanjishtfolës.
  • Të mbledhë informacione plotësuese përgjatë itinerareve që aktualisht ofrohen duke theksuar dallimet por njëkohësisht duke vënë theksin tek urat lidhëse mes popujve dhe që i shërbejnë unitetit rajonal dhe vlerave europiane.
  • Të hartojmë itinerare turistike bazuar në letërsinë shqipate të përkthyer në spanjisht por edhe të udhëtarëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë shekujve dhe që nxjerrin në pah individualitetin e shqiptarëve dhe rolin e tyre në historinë e rajonit.
  • Të bashkëpunojmë me Agjencitë turistike dhe me institucione të tjera kombëtare apo ndërkombëtare.

Në përputhje me dokumentin e “Strategjisë së kërkimit Shkencor të FGJH-së për periudhën 2022-2023 dhe 2023–2024” grupi ka hartuar projektin:

“ Si ta bëjmë të flasë spanjisht trashëgiminë tonë kulturore?!”.

Projekt i cili propozon që mbi bazë të itinerareve turistike që ofrohen sot në tregun shqiptar, kryesisht të atyre kulturore (me përparësi ato që përfshijnë tre shtete kufitare sipas kritereve të EPA-s1, të ofrohet një itinerar plotësues (shtesë) përgjatë tyre duke siguruar kështu një ndërthurje të informacionit ekzistues mbi peisazhet natyrore e kulturore, (shumë prej të cilave site të rëndësishme arkeologjike të regjistruara në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s) të Shqipërisë, të ndërthurura me pasurinë jomateriale të viseve shqiptare.

Puna kërkimore e grupit mendohet paraprakisht të konsistojë në hartimin e bibliografisë dhe grumbullimin e materialeve plotësuese përgjatë itinerarareve në fjalë, ku vizitorëve spanjishtfolës do t’u ofrohet krahas Shqipërisë bregdetare dhe malore, rurale dhe urbane, europiane dhe periferike, edhe një Shqipëri me një pasuri të madhe jomateriale, që ka të bëjë me:

a. Zakone e doke shqipëtare (Kanuni i Lekë Dukagjinit),
b. Letërsinë e shkruar shqipëtare (romane dhe mitologji shqiptare të përkthyera në spanjisht)
c. Botime të udhëtarëve të huaj nëpër Shqipëri, dhe që janë të njohur dhe në Spanjë (Child Harold).
d. Trashëgiminë e vështirë të shekullit XX kryesisht epokën totalitare.
e. Tema të nxehta bashkëkohore në lidhje më legjendat e zeza për Shqipërinë dhe shqiptarët, imazhin e Shqipërisë para dhe pas viteve 90, por nga ana tjetër dhe tolerancën dhe harmoninë fetare, mikpritjen etj etj, të pasqyruara këto në shtypin spanjoll.

Objektivat specifike të grupit kërkimor:
  1. Hartimi i një bibliografie plotësuese (mini-bibliografi) për studentët e masterit të komunikimit turistik spanjisht, që ka të bëjë me botime të kësaj natyre.
  2. Rritjen e angazhimit të drejtpërdrejt të studentëve të FGJH-së në këto projekte qoftë në lëndët e masterit apo qoftë në zgjedhjen e temave të diplomave master, ku punimet e tyre më të mira të paraqiten në konferenca shkencore apo të vendosen në faqen ëeb të FGJH-së apo dhe të Ministrisë së Turizmit.
  3. Koordinimin e punës me projektin njëvjeçar të përkthimit të financuar nga FGJH për vitin 2023 duke synuar kështu dhe bashkëpunim ndërdisiplinor mes komunikimit dhe përkthimit.
  4. Botimi për studentët e degës së “Komunikimit ndërkulturor dhe turistik në gjuhën spanjolle” apo për udhërrëfyesit aktualisht në treg.
  5. Modifikimi i programit të lëndës së Letërsisë shqipe në masterin në fjalë duke u fokusuar edhe tek kjo lloj letërsie.
  6. Përpjekje konkrete për futjen e Arkeologjisë dhe Etnografisë si lëndë me detyrim ose në pamundësi si dy lëndët më me përparësi në gruplëndët me zgjedhje.
  7. Të propozohet hapja e një masteri professional njëvjeçar për “Udhërrëfyes turistikë kombëtar dygjuhësh”, ku spanjishtja do të jetë gjuha e parë.
Aktivitete të grupit: tematika kërkimore
  • Hartimi i bibliografisë dhe ngritja e një minibiblioteke
  • Udhëtarë të huaj për Shqipërinë dhe Shqiptarët, Byron etj. + krijime popullore
  • Imazhi i Shqipërisë para viteve 90.
  • Legjendat e zeza per shqiptarët (shtypi spanjoll pas viteve 90)
  • Romanet e Ismail Kadare etj.të përkthyer në spanjisht me tematika që lidhen me interest e turistit spanjishtfolës: besa, gjakmarrja, mikpritja, Lufta e Ftohtë, Gjirokastra, Lufta italo-greke, Legjenda
  • Musine Kokalari si shkrimtarja e parë; tematika e shkrimeve te saj; fati i saj dhe i opozitës intelektuale shqiptare.
  • Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe zakonet
  • Hartimi i një glosari dygjyhësh të trashëgimisë kulturore
  • Shoqëria shqiptare gjatë diktaturës enveriste.
  • Experienca të gjalla biografike & narrative.
  • Feja dhe harmonia fetare. Bektashizmi
  • Kinematografia shqiptare me produksion të huaj. Rekomandime për filma: Pankartat; The invocation of Enver Simaku
  • Letërsia shqipe e botuar në spanjisht dhe letërsia hispanike e botuar në shqip para viteve 90 & pas viteve 90.
  • Modifikime në lëndën e Komunikimit Turistik duke gërshetuar dhe praktikën njëditore jashtë auditorit.