Gjuhësi, Përkthim, Komunikim i Gjuhës Frënge

 

 

 

Grupi mësimor- kërkimor  “Gjuhësi, Përkthim, Komunikim i gjuhës frënge”

Kryetar: Prof. Asoc. DrEglantina Gishti

Email: [email protected]

 

Grupi kërkimor në fushën e gjuhësisë, të përkthimit dhe të komunikimit u krijua mbështetur në statutin e UT-së dhe ka në përbërjen e tij pedagogë të departamentit të specializuar në drejtimet e sipër përmendura. Në kuadër të projekteve të ndryshme dhe nevojave për kërkimin shkencor, mund të përfshihen dhe anëtarë të jashtëm (universitete jashtë dhe brenda vendit).

Krijimi i grupeve mësimore-kërkimore synon përforcimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor nëpërmjet projekteve, bashkëpunimeve në përputhje me politikën e zhvillimit të departamentit, të njësisë kryesore dhe të universitetit.

Qëllimi dhe strategjia e kërkimit të këtij grupi kërkimor, fushat kërkimore:

Për të realizuar një plan pune dy vjeçar 2022-2024, parashikojmë :

  • Mbledhje të grupit të punës ku të përcaktohen akset kryesore të kërkimit duke analizuar nevojat e kërkimit në nivel departamenti. Preferohen akse ndërdisplinore (midis fushave brenda departamentit si dhe jashtë tij).
  • Identifikimin e burimeve financiare që na mundësojnë realizimin e projekteve (AUF, READ, bashkepunimet për programet e përbashkëta të studimit apo që synojnë të realizohen, kontakte me partnerë të tjerë, etj.)
  • Idetë propozimet për të aplikuar në thirrje të ndryshme do të realizohen në punë në grup në varësi të specifikave të thirrjeve dhe fushave të kërkimit).
  • Bashkëpunime të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në Departamentin e Gjuhës Frënge numërohen disa projekte që janë duke u zbatuar dhe përfshijnë anëtarë nga ky grup  mësimor-kërkimor:

  • Projekti i parë i fituar në kuadër të programit të UT-së: Kërkim Ekselencë Inovacion, qëllimi i të cilit ishte krijimi i Diplomës së përbashkët me Universitetin Sorbonne Paris Nord.

Në kuadër të aplikimeve për projekte, që financohen nga buxheti për kërkimin shkencor në FGJH-UT, fillojnë zbatimin që prej muajit janar 2023, dy projekte ndërdisiplinore (gjuhësi /didaktikë/komunikim dhe gjuhësi / përkthim.

 

Projekti nr. 1 : Rëndësia e WEB Semantic në ndërtimin e korpuseve dhe në përkthimin e teksteve të specialitetit

Anëtarë të projektit : Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti, Dr. Fjoralba Dado, Prof. Asoc. Dr. Alba Frashëri

Doktorantë: Kelvin Zifla, Kamela Marku

Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i një platforme “web semantic”, e cila do të mundësojë krijimin e bazave të të dhënave i cili do të përdoret për qëllime të ndryshme studimore, në rastin tone konkret per analiza semantike, sintaksore dhe terminologjike ne funskion te përkthimit.

Objektivat specifikë të projektit lidhen ngushtë me: Argumentimin e përdorimit të një metodologjie të re në fushën kërkimore : ato bazuar në trajtimin automatik të materialit me qëllim analizën  e tij. ( shembull: krijimin e bazave të të dhënave të acqui communautaire, letërsi, si dhe në fusha të tjera, u vjen në ndihmë analizave të ndryshme, përkthimin, etj. );

➢ Dimensioni digjital do të rikonceptojë metodat e mësimdhënies dhe të mundësojë aksesin në shumë mjete, burime dhe aplikacione;

➢ Forcimi i mësimdhënies në gjuhë të huaj si gjuhë në formimin e specializuar;

➢ Rritja e bashkëpunimit brenda në FGJH duke krijuar dhe zhvilluar studime paralelisht në më shumë se në një gjuhë të huaj.

 Përfituesit : – Në nivel universitar : pedagogët, kërkuesit shkencorë, studentët e kryesisht të ciklit të dytë dhe të tretë të studimit. – Në nivel kombëtar: institucionet që do të angazhojnë studentët në digjitalizimin e aktiviteteve të tyre; vënia në dispozicion të platformave, softëareve dhe produkteve që do të krijohen dhe realizohen në bashkëpunim me universitete partnere, me mbështetje të fondeve të BE-së, pas aplikimeve për t’i thithur ato.

Rezultatet e pritshme

  • Korpusi dhe metadata të cilat do të trajtohen nga algoritma të ndryshëm sipas qëllimeve dhe specifika të ndryshme;
  • Forcimi i bashkëpunimit midis doktorantëve dhe pedagogëve si dhe i përdorimi i njohurive në funskion të objektivit të përgjithshëm.
  • Publikimi i studimeve të përbashkëta dhe marrja pjesë nëpër konferenca.

 Produkti/produktet e projektit

Prezantimi i platformës si dhe botime në revista shkencore të rezultateve tբ arritura.

 Plani i punës, përfshin metodologjinë dhe teknikat që propozohen të përdoren.

 Projekti nr.2 : Integrimi i mjeteve digjitale në pedagogjinë e klasës së përmbysur

Anëtare e grupit kërkimor : Prof. Asoc. Dr.Anida Kisi (drejtuese)

Ekipi kërkimor: Prof. Asoc. Dr.Anida Kisi (drejtuese), Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dr. Elona Toro, MA.Greta Robja (doktorante)

Objektivat :

Ky projekt, përveç përfshirjes në fushën e didaktikës, lidhet dhe me fushën e komunikimit dhe në këtë fushë synon:

-të nxjerrë në pah llojet e mjeteve digjitale si teknologji të informacionit dhe komunikimit që përdoruren gjatë mësimdhënies në FGJH ;

-të ofrojë përmirësimin e aftësive digjitale dhe komunikuese të ekipit pedagogjik dhe të studentëve ;

Veprimtarite e parashikuara

– anketim të pedagogëve dhe të studentëve të FGJH-së lidhur me përdorimin e mjeteve digjitale dhe koncepteve të klasës së përmbysur.

– seminar shkencor për pedagogjinë e përmbysur

– trajnime për dy grupe të synuara (pedagogë dhe studentë të FGJH-së) për përmirësimin e njohurive dhe aftësive në përdorimin e mjeteve digjitale dhe të koncepteve të pedagogjisë së klasës së përmbysur.

– një modul online në versionin e një mini-xMOOC-u i cili do tu vihet në dispozicion palëve të interesuara si dhe qendrës së trajnimeve në FGJH.

Grupet e synuara në këtë projekt janë:

  • Ekipi pedagogjik i Fakulteti të Gjuhëve të Huaja
  • Studentët e Fakuletit të GJuhëvetë të Huaja

Partnerë strategjikë:

  • Ministria e Arsimit
  • ASKAP
  • Shkollat e ciklit parauniversitar
  • Shoqatat e mësuesve të gjuhës së huaj
  • Mësues të gjuhëve të huaja
  • Aktorë ndërkombëtarë (FIPF)

Rezultatet e pritshme në aspektin e komunikimit:

– Integrimi ne menyre efikase i mjeteve digjitale ne sherbim te klases se permbysur nga pedagoget

– MOOC per pedagogjinë e klases se permbysur

– Artikull shkencor dhe/ose kumtese në konferenca kombetare ose nderkombetare.

Duke patur parasysh nevojën për kurrikula nderdisiplinore, ku perfshihet fusha e përkthimit dhe e TAGJ, në kuadër të thirrjeve të projekteve Jean Monnet, anëtarë të grupit të gjuhësisë dhe të përkthimit aplikuan me një projekt Jean Monnet Chair qëllimi i të cilës është zhvillimi dhe forcimi i moduleve ndërdisiplonore në fushat që trajtohen në acquis communautaire me fushat e përkthimit dhe të terminologjisë. Projekti është konceptuar në dy qasje : të mësimdhënies dhe të kërkimit (workshope, konferenca, etj).

Anëtarët e përfshirë :

Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti; Prof. Asoc. Dr. Alba Frashëri; Dr. Fjoralba Dado; Dr. Drita Rira, Kelvin Zifla (doktorant)