Departamenti i Gjuhës Frënge, grupi kërkimor Didaktikë e gjuhës frënge, zhvilloi në datën 6 qershor 2023, veprimtarinë shkencore “ Integrimi i mjeteve digjitale në pedagogjinë e klasës së përmbysur”.
Kjo tavolinë e rrumbullakët bashkoi përvojën e ekspertes ndërkombëtare në metodologjinë e klasës së përmbysur Znj. Cynthia EID, preseidente e Federatës Ndërkomëbatre të Mësuesve të Gjuhës Frënge me analizën e gjetjeve të anketimit të kryer pranë studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në lidhje me përdorimin e mjeteve digjitale në procesin mësimor.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “ Integrimi i mjeteve digjitale në pedagogjinë e klasës së përmbysur” konceptuar dhe zbatuar nga koleget Esmeralda Kromidha, Anida Kisi, Elona Toro dhe Greta Robja.
Në këtë takim u shkëmbyen përvoja dhe mendime mes kolegëve të departamenteve të ndryshme të FGJH-së si dhe përfaqësues të shoqatave të mësuesve të gjuhëve të huaja në Shqipëri.