Lectio magistralis me temë Umberto Eco: poetica e estetica “barocca” nel romanzo L’isola del giorno prima

📚📖Sot me datë 23 prill 2023, ora 16.00, Salla 309, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Prof. Angelo Fàvaro i Universitetit të Romës “Tor Vergata”, do të zhvillojë on line Lectio magistralis me temë Umberto Eco: poetica e estetica “barocca” nel romanzo L’isola del giorno prima. Lectio Magistralis do të zhvillohet për studentët e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të Departamentit të Gjuhës italiane, të FGJH, UT si dhe për studentët e Universitetit të Romës “Tor Vergata” të cilët do ta ndjekin profesorin e tyre online.🖥️🌐
.
📚Fillimisht prof. Fàvaro do të flasë mbi jetën, veprën dhe rëndësinë e shkrimtarit Umberto Eco në kulturën italiane, evropiane dhe planetare. Më pas Prof. Fàvaro do të flasë për romanin e “L’isola del giorno prima” të botuar në vitin 1994 dhe në fund do të trajtojë kritikën mbi romanin dhe raportin e romanit me barokun.
.
✏️Angelo Fàvaro është profesor i Letërsisë së udhëtimit në Departamentin e Historisë dhe Filozofisë të Universitetit të Romës “Tor Vergata”. Ai është kurator dhe drejtues shkencor i seksionit «Mediterraneità Europea» për Revistën Ndërkombëtare të Studimeve «Sinestesieonline». Ai është nënkryetar i Shoqatës së Miqve të H. de Balzac «La comédie». Ai është kontakt shkencor për disa revista italiane dhe ndërkombëtare. Fushat e kërkimit kanë të bëjnë me letërsinë italiane dhe studime mbi përkthimin. Në veçanti ai është marrë me shkrimtarët italianë Stanislao Nievo, Alberto Moravia, Pier Paolo Pasolini, Luigi Pirandello, Gabriele d’Annunzio, Giacomo Leopardi, Ugo Foscolo, Dante Alighieri (dhe të tjerë), me studime krahasuese letrare, me letërsinë teatrore italiane, ka punuar për teatrin e Mario Luzit dhe Edoardo Sanguinetit.
.
🌐Për të gjithë ata që janë të interesuar, mund ta ndjekin Leksionin online në linkun meet.google.com/cwf-aixw-mag.
.