Sot, më 10 korrik 2024 në Shkollën Verore tëGjuhës Bullgare vazhdoi mësimi i gjuhës praktike.
Prof. As. Dr. Raqi Bello,lektor i gjuhës dhe kulturës bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe pedagog i Universitetit të Veliko Tërnovës „Shenjtorët Kirili dhe Metodi“, bëri një prezantimtë qytetërimit bullgar përmes një fjalori të veçantë: hapësira dhe natyra, institucionet shtetërore dhe jeta politike, historia dhe simbolet historike, karakteristikat etnografike dhe social-kulturore, festat dhe traditat fetare dhe laike. Për të ilustruar kujtesën kulturore të popullit bullgar dhe mënyrën se si ai njihet nga kombet e tjera, u treguan fjalë kyçe që lidhen me emrat e figurave historike dhe heronjve kombëtarë; të artistëve nga fusha të ndryshme të artit, shkencës dhe sportit; të vendbanimeve emblematike; të zakoneve, simboleve etno-kulturore, tendencave moderne. Shumëllojshmëria tematike e leksionit dhe disa shembuj e fakte ngjallën interes te dëgjuesit për një krahasim me qytetërimin shqiptar.