“Në datën 23 janar patëm një vizitë nga profesori José Antonio Gurpegui, Drejtor i Institutit Franklin-UAH. Si profesor me përvojë në lëndët Letërsi Amerikane dhe Studime Amerikane, Profesori Gurpegui u takua me studentët e degës Studime Britanike dhe Amerikane dhe profesorët e departamentit të anglishtes. U diskutua për mënyrën se si zhvillohen lëndët Letërsi dhe Kulturë Amerikane në Spanjë si edhe zhvillime të fundit në fushën e Studimeve Amerikane, si administrata e re pas zgjedhjeve në SHBA. Studentëve ju dha mundësia të bënin pyetje për mundësi shkëmbimi mes dy universiteteve si edhe mundësi studimi në Studime Amerikane në nivelin pasuniversitar.”



