Departamenti i Gjuhës Angleze me grupin mësimor të Didaktikë dhe Metodikës, do të organizojë një seancë informuese mbi praktikën profesionale/mësimore dhe stazhin professional me pjesëmarrjen e specialistes së Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Znj. Fozilet Simoni. Në takim do të jenë të pranishëm studentët e viti të II Master, të cilët fillojnë praktikën profesionale/mësimore. Ky aktivitet ka për qëllim shpërndarjen e paketës informuese për studentët që janë duke përfunduar Masterin shkencor në Mësuesi dhe që do të aplikojnë për Praktikën Profesionale.
Aktiviteti do të zhvillohet më datë 5 shkurt 2025, në orën 15.00, salla 307.