Departamenti i Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në seminarin dhe workshop-in e trajnimit me temë: “Python për Përpunimin e Gjuhës Natyrore (NLP)”
Datat: 27–30 prill 2026, ora: 09.00
Vendi: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Godina B, Laboratori i Gjuhëve, Salla 211
Formati: Fizik
Pjesëmarrja: Falas
Certifikatë Pjesëmarrjeje
Trajnimi organizohet në kuadër të projektit Erasmus+ DiLanEdu-WB dhe synon zhvillimin e kompetencave digjitale në mësimdhënien e gjuhëve përmes aplikimit praktik të programimit Python në Përpunimin e Gjuhës Natyrore (NLP).
Programi është i përshtatur për staf akademik,
lektorë, mësues, kërkues dhe studentë të interesuar për integrimin e teknologjive digjitale në mësimdhënie, mësimnxënie dhe kërkim shkencor.
Temat kryesore përfshijnë: Hyrje në NLP; Përpunimi paraprak i tekstit; Përfaqësimi i tekstit; Klasifikimi i tekstit; Teknikat e avancuara të NLP-së; Zhvillimi i një produkti praktik NLP
Co-funded by the European Union
DiLanEdu-WB Project
Regjistrimi:
Ju lutemi regjistrohuni përmes formularit në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/mzwRRocE7cQ6FB836
Departamenti i Gjuhës Greke
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Universiteti i Tiranës
[email protected]
https://fgjh.edu.al/departamenti-i-gjuhes-greke-stafi/
📌 Bachelor:
1. Përkthim dhe Interpretim në bashkëpunim me Universitetin Ionian, Greqi
2. Gjuhë, Letërsi & Qytetërim Grek
📌 Master i Shkencave:
1. Përkthim Teknik, Letrar & Interpretim
2. Gjuhë & Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik
3. Mësuesi në Gjuhën Greke


