Ambasada Austriake në Tiranë Shqipëri, ka kënaqësinë t’Ju ftojë në shfaqjen e videos “Stefan Cvajg. Autor Botëror“

Ambasada Austriake në Tiranë Shqipëri, ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e videos “Stefan Cvajg. Autor Botëror“.
Videoja tregon Cvajgun si një nga autorët pa diskutim më të shitur dhe mendjehapur, i cili ka bërë udhëtime të shumta nga Evropa në Amerikë, Rusi, Indi dhe i cili pas dëbimit nga nazistët jetoi në mërgim në Brazil. Si një nga mendjet pararojë të Evropës, ai synoi një letërsi që shkonte përtej kufijve të kombeve. Videoja do të shfaqet në gjuhën origjinale (gjermanisht) me titra shqip.
Më pas Lektorja e OeAD-së, Mag.a. Karoline Kuttner, do të punojë bashkë me publikun në një trajnim të shkurtër tema qendrore mbi jetën e Stefan Cvajgut.
17 mars, ora 10:30 në auditorin 307, Godina A, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë.