Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike është katedra më e vjetër e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e atashuar së pari pranë Institutit të Lartë Pedagogjik në vitit 1951 dhe në vijim në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në vitin 1957.
Pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së pluralizmit në Republikën e Shqipërisë, Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike atashohet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pjesë përbërse e të cilit është edhe sot.
Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike ka në përbërjen e tij Degën e Gjuhës Turke dhe Degën e Gjuhës Ruse si dhe Gjuhën Bullgare si pjesë integrale në kuadër të marrëveshjes ndërshtetërore Shqipëri-Bullgari.
Që nga viti 2018 në Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike krahas gjuhëve si maqedonsiht, rumanisht etj, janë shtuar edhe gjuhët e tjera sllave, ballkanike, turkike dhe orientale ndër to:
Azerbaxhainisht, arabisht, polonisht, japonisht, hebraisht, sllovakisht, ukrainisht, suedisht, finlandisht, lituanisht, çekisht, koreanisht, malajzisht, indisht, urdu.
Këto gjuhë jepen në mënyrë eksluzive vetëm në Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike – Fgjh.
Për Gjuhën Ruse:
Për Gjuhën Ruse:
Departamenti i Gjuhëve Sllave – Ballkanike
✉[email protected]
