Dita e fundit e promovimit të programeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në panairin “Work and Study” në Tiranë

Dita e fundit e promovimit të programeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në panairin “Work and Study” në Tiranë. Një rrugëtim i gjatë i cili përfshiu qytete të ndryshme të Shqipërisë, dhe ne jemi të lumtur që patëm një komunikim të drejtëpërdrejtë me maturantët. Kjo na ka dhënë mundësinë të jemi afër realitetit të tyre dhe të kuptojmë motivimin, kërkesat dhe dëshirat që ata kanë. Një iniciativë që na ka ndihmuar të reflektojmë dhe të sjellim më të mirën për ta.
Ndërkohë ky panair ka qënë një orientim shumë i mirë dhe për të gjithë studentët tanë aktual drejt të tregut të punës, të cilët do të përfitojnë nga marrëveshjet frytdhënëse që fakulteti ynë ka nënshkruar dhe do të nënshkruajë me kompani të ndryshme nëpërmjet Zyrës së Karrierës.
I jemi mirënjohës të gjithë profesorëve që u bënë pjesë e promovimit të ofertës tonë akademike për përkushtimin, vullnetin dhe transmetimin e vlerave të fakultetit tonë!
Ju urojmë suksese të gjithëve maturantëve dhe i mirëpresim me shumë dashamirësi në FGJH!