Dita e tretë studimore me doktorantët e FGJH-së, vijoi me temën “Analiza e të dhënave shkencore cilësore e sasiore”nën drejtimin e Prof. Dr. Eldina Nasufi. Aktiviteti shkencor, i zhvilluar në Laboratorin Kërkimor “Didaktika e Gjuhëve të Huaja, Përkthim, Letërsi, Linguistikë” – DiPLLing, FGJH, synon mbështetjen dhe përkrahjen për një formim sa më të mirë shkencor të studiuesve të rinj doktorantë në FGJH.