Ditë Botërore e Gjuhës Greke
Më 08.02.2024
në kuadër të festimeve të Ditës Botërore të Gjuhës Greke
, Departamenti i Gjuhës Greke në bashkëpunim me Fondacionin Grek të Kulturës në Shqipëri dhe Ambasadën e Greqisë në Shqipëri organizoi shfaqjen teatrale të titulluar: “Ajaksi” e Sofokliut (ΣΟΦΟΚΛΕΟΥΣ ΑΙΑΣ).




Me regji nga Georgios Tsomis & Spiro Duni dhe nën përkujdesjen e Përgjegjëses së Departamentit të Gjuhës Greke, znj. Sofia Delijorgji, studentët e Departamentit interpretuan pranë Teatrit Metropol – Qendra Kulturore Tirana
Shfaqja u ndoq nga Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, znj. Konstandina Kamici, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja znj. Esmeralda Kromidha, Drejtor i Fondacionit Grek të Kulturës në Shqipëri, z. Emiliano Mustaqe, pedagogët e Departamentit, studentët dhe të gjithë artdashësit e teatrit grek.
Në përfundim të shfaqjes, Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Greke, znj. Sofia Delijorgji, u nderua nga Fondacioni Grek i Kulturës në Shqipëri me Çmimin e mirënjohjes për kontributin e saj në promovimin e kulturës greke në Shqipëri 


