Aktivitet i Departamentit të Gjuhës Gjermane dhe grupit mësimor kërkimor “Qytetërim i Gjuhës Gjermane”.
Në kuadër të aktiviteteve të grupit mësimor kërkimor “Qytetërim i Gjuhës Gjermane” ditën e mërkurë, datë 10.05.2023, nga ora 10.30 deri në orën 12.00, në sallën 209, do të mbahet një takim i hapur nga Z. Martin Zickendraht, Atashe Kulturor i Ambasadës Gjermane në Shqipëri.
Tema e takimit është “EU- So nah, so fern?” dhe është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar diskutime interesante.
Ky aktivitet është veçanërisht i rëndësishëm për studentët e gjuhës gjermane.
Jeni të gjithë të mirëpritur!