Workshopin me temë “Diversiteti mes studentëve – shumëllojshmëria e ushtrimeve dhe metodave tek Schritte International Neu”

Me datë 05.05.2023, në sallën e trajnimeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, grupi kërkimor-mësimor “Didaktikë / Mësimdhënie” i Departamentit të Gjuhës Gjermane, pati kënaqësinë të organizojë në bashkëpunim me Educational Center dhe përfaqësues të Huber-Verlag, Workshopin me temë “Diversiteti mes studentëve – shumëllojshmëria e ushtrimeve dhe metodave tek Schritte International Neu”.
Pjesëmarrësit, pedagogë të angazhuar me kohë të pjesshme pranë këtij departamenti si dhe studentë të programit “Master në Mësimdhënien e Gjuhës Gjermane”, patën mundësinë që të njiheshin më nga afër dhe të zbërthenin elementet didaktike dhe metodike, mbi të cilat është ndërtuar kjo metodë që gjen përdorim të gjerë në mësim e gjuhës gjermane.
Referentja, znj. Gunda Heck, me këshillat dhe shpjegimet e saj u dha udhëzime pjesëmarrësve si të organizojnë një mësim sa më interesant dhe të larmishëm, duke përdorur këtë metodë për të përmbushur me sukses objektivat mësimore.