Aktivitet i Departamentit të Gjuhës Gjermane dhe grupit mësimor kërkimor “Qytetërim i Gjuhës Gjermane”.

Në kuadër të aktiviteteve të grupit mësimor kërkimor “Qytetërim i Gjuhës Gjermane” ditën e  mërkurë, datë 10.05.2023, nga ora 10.30 deri në orën 12.00, në sallën 209, do të mbahet një takim i hapur nga Z. Martin Zickendraht, Atashe Kulturor i Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

Tema e takimit është “EU- So nah, so fern?” dhe është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar diskutime interesante.

Ky aktivitet është veçanërisht i rëndësishëm për studentët e gjuhës gjermane.

Jeni të gjithë të mirëpritur!