Prof. As. Dr. Ema Kristo ka një përvojë pune 23 vjeçare si pedagoge e gjuhës gjermane dhe studiuese. Ka mbaruar studimet në vitin 1999 për Gjuhë dhe Letërsi Gjermane pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare për gjermanistikë dhe histori moderne pranë Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut. Në vitin 2013 ka përfunduar doktoraturën në fushën e gjuhësisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të Mynihut me temën: Fjalët brizante në gjuhën e politikës në Shqipërinë post-komuniste (nota 1.0 Magna cum Laude). Në vitin 2015 ka marrë titullin Profesore e asociuar në Universitetin e Elbasanit. 2012-2015 ka punuar si lektore e gjuhës shqipe në Katedrën e Albanologjisë pranë Universitetit “Ludwig-Maximilian” të Mynihut/ Gjermani.
Gjatë viteve ka punuar në disa pozicione të ndryshme si zv. Dekane (2016-2021), Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë pranë Universitetit „Aleksandër Xhuvani“ në Elbasan (2008-2015) ku ka zbatuar projekte, trajnuar dhe konsultuar stafin. 2019-2021 ka qenë pjesë e Senatit akademik të Universitetit të Elbasanit. Që prej vitit 2021 është anëtare e Bordit të Administrimit pranë Universitetit të Shkodrës.
Gjithashtu ka bërë punë të gjerë kërkimore dhe shkencore në fushën e mësimdhënies. Ka qenë anëtare e Komisionit për Monitorimin dhe Dhënien e Gradës Shkencore „Doktor“ si dhe e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në IAL.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë “Gjuhësi”, “Përkthim dhe Interpretim”, “Metodat e kërkimit shkencor”.