Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës lidhi një Memorandum bashkëpunimi me institucionin parauniversitar jopublik, shkollën “Hafiz Ibrahim Dallliu”, Tiranë

Në vijim të konsolidimit të marrëdhënieve me institucionet arsimore parauniversitare kombëtare, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës lidhi një Memorandum bashkëpunimi me institucionin parauniversitar jopublik, shkollën “Hafiz Ibrahim Dallliu”, Tiranë.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi mes palëve është krijimi i mundësive për zhvillimin e praktikës mësimore/profesionale të studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të regjistruar në programet e studimit Master i Shkencave në Mësuesi e Gjuhës së Huaj për arsimin e mesëm të lartë.