FGJH është angazhuar ndër vite për të promovuar të drejtat e grave dhe vajzave, mbrojtjen nga diskriminimi dhe advokim për barazi gjinore përmes edukimit, trajnimeve, e forumeve të ndryshme ndërgjegjësuese. Kontributet më të rëndësishme të këtyre aktiviteteve të organizuara janë nga Forumet e Grave Frankofone dhe nga forumet studentore e stafet akademike dhe ndihmës akademike, të cilat kanë inkurajuar nisma për fuqizimin e gruas dhe mbështetje ndaj çështjeve gjinore.
“Çdo trajtim jo i barabartë i një individi në krahasim me një individ të gjinisë së kundërt në rrethana të njëjta apo të ngjashme konsiderohet diskriminim i drejtpërdrejtë gjinor”
Barazia gjinore është një gur themeltar në procesin e zhvillimit demokratik të një kombi. Për të vendosur këtë gur atje ku duhet është e nevojshme të merren në konsideratë të gjitha pabarazitë gjinore që karakterizojnë sot familjen, komunitetin, tregun e punës, dhe në përgjithësi shoqërinë.
Mbrojtja e të drejtave të gruas/vajzës, pozita të barabarta gjinore, mundësi të barabarta për të gëzuar të gjitha të drejtat e për të vënë në shërbim potencialet individuale në zhvillimin e shoqërisë, trajtim i barabartë gjinor, eleminin dhe parandalim të çdo lloj forme diskriminuese gjinore- janë disa nga tematikat e trajtuara në aktivitetet promovuese nga institucioni ynë FGJH.
Tema e edicionit të 6-të të Forumit të Grave Shqiptare Frankofone, që do të zhvillohet në Universitetin e Vlorës, në datën 7 mars 2023, ora 9.30, do të jetë:
” Inovacioni dhe teknologjia për fuqizimin e gruas – Figura e gruas në rrjetet sociale”
-‘Video Spot Barazia Gjinore’