Forumi VI kombëtar i Grave Frankofone Shqipëtare , 2023 “ Inovacioni dhe teknologjia për fuqizimin e gruas – Figura e gruas në rrjetet sociale”

      

Forumi VI  kombëtar  i Grave Frankofone Shqipëtare , 2023

Inovacioni dhe teknologjia për fuqizimin e gruas – Figura e gruas në rrjetet sociale

“Fuqizimi i gruas nëpërmjet inovacionit dhe teknologjisë” ishte tema e  Forumit i VI, i organizuar nga Forumi i grave frankofone – Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Shkodrës dhe Agjencia Universitare e Frankofonisë.

7 dhe 8 Marsi bëhen më të bukur kur ndikojmë sado pak pozitivisht në ndryshimin e jetës së dikujt, e në këtë rast, me përvoja të mira të sipërmarrjes digjitale dhe inovacionit.

Pjesëmarrja e grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në sektorin e teknologjisë rezulton një zgjidhje më kreative dhe ofron potencial më të madh për inovacione që plotësojnë nevojat e grave, promovojnë barazinë gjinore si edhe rrisin mirëqenien e shoqërisë.

Për fuqizimin e grave është e rëndësishme të forcohen aftësitë digjitale dhe aksesi i tyre në teknologji. Prandaj, nevoja për teknologji gjithëpërfshirëse dhe transformuese dhe edukim digjital është thelbësor për një të ardhme më të mirë shoqërore.

  • Një qasje e përgjegjshme gjinore ndaj inovacionit, teknologjisë dhe edukimit digjital mund të rrisë ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të drejtat e tyre dhe angazhimin qytetar.
  • Përparimet në teknologjitë digjitale ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për një zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Çështje që u diskutuan në këtë aktivitet ishin:

  • Përfshirja e grave në fushën e inovacionit dhe të teknologjisë dhe kontributi i tyre.
  • Krijimi i sipërmarrjes nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe të komunikimit dhe sfidat e kësaj sipërmarrjeje për një grua.
  • Ekonomia shqiptare dhe të ardhurat nga sipërmarrje të grave nëpërmjet inovacionit dhe të teknologjisë.
  • Portretizimi i gruas shqiptare në rrjetet sociale: dhuna me bazë gjinore.