“Gjuha dhe kultura ruse në Shqipëri”
25 mars 2024; Aktivitet i Grupit Mësimor Kërkimor i Degës së Gjuhës Ruse
Dega e Gjuhës Ruse organizoi një takim kulturor dedikuar artit, gjuhës dhe kulturës ruse në Shqipëri, i cili u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Takimi ishte i mbushur me copëza jete nga eksperienca personale, të frytshme dhe mbresëlënëse e të ftuarve tanë, të cilët na nderuan me ardhjen e tyre si Maestro Oleg Arapi (dirigjenti i skenave ndërkombëtare) dhe përkthyesi i njohur i gjuhës ruse z. Shpëtim Çuçka.
Përveç studentëve të gjuhēs ruse dhe degëve të tjera në aktivitet ishin te pranishem dhe nxenësit e gjimnazit me profil gjuhēsor “Asim Vokshi” në Tiranë, të cilët studiojnē me pasion gjuhën ruse. Ata shfaqën interes ndaj ligjëratave të të ftuarve tanë.
Prof.Çucka foli mbi mesazhet ideore, estetike, edukative të gjuhēs dhe kulturës ruse. Nëpërmjet gjuhës te lexuesi dhe përdoruesi i saj kultivohet ndjenja e rregullit, e qartësisë dhe e bukurisë në të shprehurit e qytetarëve dhe në tërësi në sjelljen shoqërore, në jetën shoqërore.
Maestro Oleg Arapi theksoi rëndësinë e të përjetuarit dhe të kuptuarit të thellë të kēsaj kulture. Ai vlerësoi kontributin e artit rus në skenën ndërkombëtare, duke përmendur mjeshtërinë e kompozitorëve, artistëve të famshëm rusë.
Ky takim pērcolli mesazhe të vyera tek studentët pēr rëndësinë studimit e gjuhēs dhe kulturës së Pushkinit, Dostojevskit, Gogolit … etj.
Gjuha dhe kultura ruse në Shqipëri