Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi Franceze
Kryetar: Prof. Dr. Saverina Pasho
Grupi mësimor – kërkimor i Letërsisë Franceze synon njohjen me një letërsi dhe autorë bashkëkohorë që nuk janë përfshirë në programet mësimore të FGJH-së.
Ky grup mësimor – kërkimor do ta organizojë punën e tij rreth një aksi tematik të përbashkët :
Çështja identitare dhe alteriteti në letërsinë aktuale franceze dhe frankofone:
- Ardiana Kastarti – Albert Memmi, portrait d’un humaniste. L’identité plurielle, fracturée et le rapport avec l’Autre.
- Bora Kuçuku – Michel Houellebecq entre identité nationale, xénophobie et politique
- Laureta Mema – Assia Djebar- Assia Djebar à la recherche d’une identité libératrice.
- Lorena Dedja – Eric Emmanuel Shmitt- La quête identitaire entre exil, discrimination et altérite.
- Saverina Pasho – Modiano et la quête d’une identité absente
Hartimi i buletinit letrar, i quajtur Cahier des auteurs contemporains français et francophones ka për qëllim:
- njohjen e studentëve me prurje nga letërsia bashkëkohore e autorëve më të spikatur në pejzazhin letrar francez dhe atë frankofon;
- përmirësimin, pasurimin dhe përditësimin e kurrikulës aktuale të Letërsisë franceze;
- mbështetjen e shtëpive botuese me sugjerime për përzgjedhjen e kësaj letërsie;
- promovimin e autorëve shqiptarë që shkruajnë në frëngjisht;
- njohjen e publikut shqiptar, përmes përkthimit, me letërsinë franceze dhe frankofone bashkëkohore.
Partnerë dhe publik i synuar: Studentët dhe kolegë të Departamentit të gjuhës frënge, e të Departamenteve të tjera (kryesisht të seksioneve të letërsisë), doktorantë të fushës së letërsisë, përfaqësues të shtëpive botuese.
Kohëzgjatja : 1-2 vjet
Modaliteteti i punës kërkimore : Përgatitja e Dossier d’auteurs
Produkti final– Cahier des auteurs contemporains français et francophones.