Grupi Mësimor Kërkimor Përkthim dhe Interpretim i Gjuhës Angleze

Grupi Mësimor-Kërkimor “Përkthimit dhe Interpretimit” 

Kryetar: Prof. Dr. Viktor Ristani

Email: [email protected]

Grupi Mësimor – Kërkimor “Përkthim dhe Interpretim ” synon përmirësimin dhe ngritjen e nivelit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në shërbim dhe funksion të studentëve të tre cikleve të studimit në fushën e Studimeve Përkthimore e të Interpretimit, përkatësisht Përkthim dhe Interpretim, si edhe nxitjen e mëtejshme të pedagogeve për përfshirjen e tyre në veprimtari të ndryshme me natyrë zbatuese në fushën e përkthimit dhe interpretimit, botime, përgatitjen e monografive dhe teksteve mësimore, fjalorëve, konsulencë të natyrave të ndryshme brenda kuadrit të formimit personal e profesional, menaxhimi i projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, etj.

Projektet e realizuara dhe në proçes Projekti 1: “Përmirësimi i kërkimit shkencor me kërkuesit e rinj të Departamentit të Gjuhës Angleze”, Kohëzgjatja: Janar 2023 – Dhjetor 2024 , Koordinator: Prof. Dr. Viktor Ristani

Përfitues të projektit: Pedagogët dhe studentët e programeve Master dhe Doktoraturë në Departamentin e Gjuhës Angleze e më tej.

Objektivi i përgjithshëm i projektit: Rritja e cilësisë së kërkimit shkencor në veprimtarinë e kërkuesve të rinj të Departamentit të Gjuhës Angleze.

Projekti 2: “Integrimi i kompetencave të EMI-t në Programin e Studimit Bachelor në Gjuhë Angleze (Profili: Gjuhë Angleze, Përkthim dhe Interpretim, Studime Britanike dhe Amerikane)”, projekt i Departamentit të Gjuhës Angleze, me pjesëmarrjen e grupit mësimor e kërkimor të Përkthimit dhe Interpretimit në kuadër të projektit “EMI në universitetet shqiptare: nga pilotimi në zbatim” me mbështetje të Institutit Shqiptar të Medias dhe Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Kohëzgjatja: Maj 2024 – në vazhdim, Koordinatore: Prof. Asoc. Dr. Daniela Hasa

Përfitues të projektit: Pedagogët e përkthimit dhe Interpretimit, studentët e programeve Bachelor dhe Master në Departamentin e Gjuhës Angleze.

Objektivi dhe synimi i projektit: Përfshirja e elementëve të medias në programet mësimore me qëllim nxitjen e të menduarit dhe të analizuarit në mënyrë kritike të materialeve të marra nga burime të ndryshme, të cilat përdoren si materiale mësimore.

Objektivat specifikë të projektit në lidhje me Studimet Përkthimore:

  • studentëve do t’u ofrohet një këndvështrim dhe qasje më e thelluar ndaj përkthimit si proces dhe produkt;
  • njohja dhe përditësimi me parimet bazë te edukimit për median dhe informacionin;
  • shqyrtimi i materialeve nga një mori burimesh, si për shembull Interneti, reklamat, artikuj të medias së shkruar e tekste teknike;
  • ndërgjegjësim i mëtejshëm kulturor si element kyç në sjelljen e mesazheve në gjuhën e përkthimit;
  • aftësimi i mëtejshëm për të komunikuar idetë në mënyrë sa më të qartë dhe të hapur;
  • aftësimi i mëtejshëm për të sintetizuar dhe ndërlidhur idetë.
  • rishikimi dhe përditësimi i moduleve ekzistuese të përkthimit dhe interpretimit duke përfshirë dhe integruar edukimin për median dhe informacionin;
  • njohja dhe përditësimi me parimet dhe elementët bazë të inteligjencës artificiale;
  • rishikimi dhe përditësimi i moduleve ekzistuese të përkthimit dhe interpretimit duke perfshirë dhe integruar inteligjencën artificiale në modulet ekzistuese të përkthimit dhe interpretimit;

 

Projekti 3:Aspekte të përmirësimit të mësimdhënies e nxënies së përkthimit terminologjik në veprimtaritë me studentët e të dy cikleve dhe pedagogët e përkthimit e interpretimit, nëpërmjet përfshirjes së inteligjencës artificiale” , Periudha: mars dhe prill 2025, Koordinator: Dr. Orges Selmani  

Përfitues të projektit: Pedagogët e përkthimit dhe Interpretimit, studentët e programeve Bachelor dhe Master në Departamentin e Gjuhës Angleze

Objektivi dhe synimi i projektit: Identifikimi i praktikave më të mira dhe përmirësimi i mëtejshëm i mësimdhënies në fushën e terminologjisë dhe përkthimit terminologjik nëpërmjet të menduarit kritik dhe analizës në mënyrë kritike. Përfshirja e elementëve të inteligjencës artificiale në procesin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në këtë fushë të Studimeve Përkthimore.

Objektivat specifikë të projektit në lidhje me Përkthimin terminologjik:

Shqyrtimi i evoluimit të terminologjisë duke u përqëndruar në:

  • mënyrën se si një fushë e caktuar ka evoluar apo ka ndryshuar përgjatë një periudhe të caktuar;
  • ndryshimet semantike të termave;
  • neologjizmat;
  • lokalizimin si element kyç në përkthimin terminologjik;
  • shfrytëzimin e inteligjencës artificiale në përkthimin terminologjik;

Rezultatet dhe produktet e pritshme të projektit:

  • Organizimi i një workshop-i me studentët e të dy cikleve dhe pedagogët e përkthimit e interpretimit;
  • Shfrytëzimi i inteligjencës artificiale për krijimin e një baze të dhënash e cila mund të përditësohet vit pas viti;
  • model vlerësimi të cilësisë kundrejt të cilit mund të shihet konsistenca dhe përshtatshmëria e termave;
  • krijimi i një udhëzuesi për trajtimin e terminologjisë që paraqet një vështirësi të shtuar përkthimi si pasojë e referencës tejet të theksuar kulturore

 

Projekti 4: “Aspekte të përmirësimit të mësimdhënies e nxënies së intrepretimi konsekutiv e simultan në veprimtaritë me studentët e të dy cikleve dhe pedagogët e përkthimit e interpretimit nëpërmjet përfshirjes së inteligjencës artificiale”, Periudha: maj – qershor 2025,

Koordinator: Dr. Rudina Xhillari

Përfitues të projektit: Pedagogët e përkthimit dhe Interpretimit, studentët e programeve Bachelor dhe Master në Departamentin e Gjuhës Angleze

Objektivi dhe synimi i projektit: Identifikimi i praktikave më të mira dhe përmirësimi i mëtejshëm i mësimdhënies në fushën e interpretimit konsekutiv e simultan nëpërmjet të menduarit kritik dhe analizës në mënyrë kritike, në procesin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në këtë fushë të Studimeve Përkthimore e të Interpretimit, në dritën e zhvillimeve dhe sfidave të shfrytëzimit të inteligjencës artificiale.

Objektivat specifikë të projektit në lidhje me interpretimin konsekutiv e simultan:

  • të shtrojë për diskutim çështje që lidhen me interpretimin dhe sfidat e tij në ditët e sotme dhe në epokën e inteligjencës artificiale;
  • të eksplorojë tendencat e fundit të interpretimit të konferencës;
  • të hulumtojë më tej sfidat e interpretimit virtual, interpretimit në distancë, inteligjencës artificiale vs interpretimit, veprimtarive hibride dhe shumëgjuhësisë;
  • të arrijë në përfundime në lidhje me mënyrat praktike të kapërcimit të sfidave aktuale.

Rezultatet dhe produktet e pritshme të projektit:

  • Organizimi i një workshop-i me studentët e të dy cikleve dhe pedagogët e përkthimit e interpretimit;
  • Paraqitja e ideve përmes prezantimeve në Power Point dhe videove;
  • Shkëmbim idesh ndërmjet interpretëve dhe interpretëve të ardhshëm;
  • Pyetje dhe përgjigje në lidhje me sfidat e interpretimit dhe kapërcimit të tyre.

Drejtuesi i grupit mësimor e kërkimor të Përkthimit

Anëtarët e grupit: Dr. Rudina Xhillari, Prof. Dr. Uk Buçpapa, Prof. Asoc. Dr. Iris Klosi, Dr. Orges Hakani, Dr. Adelina Albrahimi, Dr. Jonida Petro, Dr. Nejla Qafmolla, MSc. Sonila Alla, Doktorante, Dr. Luela Liçi, Dr. Alketa Pema, Dr. Kristina Ajazi, Dr. Rozana Bela.

AKTIVITETE