PASOLINI

Në kuadër të aktiviteteve për Javën e XXII të gjuhës italiane në botë dhe 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit italian Pier Paolo Pasolini, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Italiane kanë organizuar prezantimin e dokumentarit “IL GIOVANE CORSARO – PASOLINI DA BOLOGNA” të regjisorit italian Emilio Marrese-s, i cili u shfaq ditën e enjte, datë 3 nëntor 2022, ora 10.00 në sallën Europa të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera.

Mbas disa prezantimeve për autorin dhe dokufilmin (përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës italiane, Prof. asoc. Mirela Papa, Drejtori i Institutit Italian të Kulturës Alessandro Ruggera, Prof. dr. Irena Lama) disa studentë të programit të studimit “Gjuhë letërsi dhe qytetërim italian” (Francesca Çelkavaja; Jetmira Axhami; Xhuljano Bala; Klaudia Shkorreti; Denada Bala; Sara Prendi; Floandra Dodaj; Marin Kovaci; Xhoana Prenga; Dionis Gjoka) recituan në gjuhën italiane dhe shqipe poezi nga Pier Paolo Pasolini.