Informacion mbi për pjesëmarje në konferencën vjetore “ Vlerat e Universitetit, cfarë, pse dhe si?” që do të zhvillohet në Hungari, Budapest

Në kuadër të konferencës vjetore Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcjellë ftesën për pjesëmarrje në konferencën “ Vlerat e Universitetit, cfarë, pse dhe si?” e cila është parashikuar të mbahet në datat 28 – 29 Prill 2022 në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë në Budapest, Hungari.

Konferenca vjetore e BE-së do të ofrojë një platformë për të diskutuar se cilat janë misionet dhe objektivat strategjikë të universiteteve evropiane dhe se si këto vlera ndihmojnë në udhëheqjen e aktiviteteve të tyre. 

 

Për më tepër informacion si dhe për t’u regjistruar në event me poshtë është linku.

https://bit.ly/AnnualConf2022

Afati i regjistrimit është 13 Prill 2022.