Shkëmbime akademike mes Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe universiteteve evropiane

Vijojnë shkëmbimet akademike mes Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe universiteteve evropiane partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Në kuadër të programit të Komisionit Evropian Erasmus+, sot mirëpritëm në vizitë zyrtare Prof. Angel Felices Lago, nga Universiteti i Grenadës, në Spanjë, specialist i Gjuhëve të Aplikuara në Ekonomi, Marketing e Turizëm, autor i disa librave studimorë.
Takimet në nivel Dekanati si edhe me kolegë të departamenteve tona synuan konsolidimin e bashkëpunimit universitar ndërmjet palëve, vijimin e mobiliteteve të stafit e studentëve, shkëmbimin e informacionit si edhe organizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.