Universiteti Teknik i Berlinit, Departamenti i „Gjermanishtes si Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Specialiteti“, organizon në kuadër të takimeve shkencore „Gjuha Gjermane e Profesioneve në Teori dhe Praktikë“, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, Qendrën për Gjuhë të Huaja, konferencën ndërkombëtare „Çështje të Gjuhësisë Gjermane, të Specialiteteve dhe Ndërkulturoritetit në Fushën Universitare“.
Qëllimi i konferencës është shqyrtimi i sfidave në fushën e Gjermanistikës në kontekstin e një bote të globalizuar.
Konferenca përqendrohet në tri aspekte kyçe:
– Gjuha Gjermane: Hulumtimi i gjuhës gjermane në lidhje me strukturën, zhvillimin dhe aplikimin e saj, duke përfshirë variacionin gjuhësor dhe gjuhësinë e mediave moderne.
– Çështje të Gjuhësisë së Specialitetit: Analiza e terminologjisë së specialiteteve dhe përdorimi i saj në kontekste profesionale dhe akademike, veçanërisht në letërsi, mësimdhënie dhe praktikë.
– Ndërkulturaliteti: Hulumtimi i ndërveprimeve ndërmjet kulturave dhe ndikimi i tyre në gjuhë dhe njohuri të specializuara.
Profesoresha dhe studiues të rinj nga zona gjermanishtfolëse (Gjermania, Austria, Zvicra), si dhe nga Europa Perëndimore dhe Juglindore (nëntë shtete) do të marrin pjesë në konferencë. Konferenca ofron një platformë për shkëmbimin e qasjeve inovative dhe praktikave më të mira në përçimin e gjuhës gjermane standarde dhe të specialiteteve dhe nxit zhvillimin e mësimdhënies, kërkimeve dhe praktikës në fushën e gjermanishtes dhe letërsisë gjermane.
Komiteti Organizues:
Gjermania: Dr. habil. Ellen Tichy, Prof. Dr. Thorsten Roelcke , Drejtues i Departamentit TU-Berlin
Shqipëria: Prof. Dr. Brikena Kadzadej, Prof. Assoc. Dr. Sonila Sadikaj, Dr. Marisa Janku UT, Dr. Albana Avrami  Universiteti Politeknik i Tiranes
DAAD-Lektori në Tiranë, Zonja Katharina Franz

Këtu mund të gjeni Linkun për Call for Papers, programin dhe përmbledhjet e Konferences:

👉https://fgjh.edu.al/thirrje-per-konference-call-for-papers/](https://fgjh.edu.al/thirrje-per-konference-call-for-papers/