Konferencë Shkencore Ndërkombëtare në bashkëpunim me Universitetin Ionian të Korfuzit me tematikë “Përkthimi i gjuhës greke”, në kuadër edhe të programit të ri mësimor dygjuhësh

Konferencë

Konferenca njëditore e mbajtur në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, e cila u organizua nga Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi Përkthim të Gjuhës Greke, pati pjesëmarrje mjaft të gjerë  me kumtesa e diskutime shumë interesante në fushën e përkthimit dhe për sfidat që përkthyesit hasin çdo ditë.

Eksperiencat e shkëmbyera me kolegë të gjuhëve të ndryshme u konstatuan mjaft frytdhënëse e të vlefshme për përmirësimin e përkthimeve dhe rritjen e cilësisë së tyre.

Konferencë Konferencë